Prishja e marrëveshjes raketore të ‘87-ës SHBA – Rusi, Moska: stabiliteti strategjik i kërcënuar

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi se tërheqja amerikane nga Marrëveshja për forcat bërthamore ndërmjetme-varg (INF) do të minojë më tej stabilitetin strategjik në botë.

Duke folur gjatë një takimi me presidentin Vladimir Putin, pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan tërhëqjen nga marrëveshja e vitit 1987, me pretendimin se Rusia e ka shkelur atë, Lavrov tha se Uashingtoni ka injoruar një ofertë nga Moska për të shqyrtuar shkeljen e pretenduar nga ana SHBA.

Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara për shkeljen e marrëveshjes duke vendosur interceptorët e raketave në Rumani dhe duke përdorur hedhësa që mund të lëshonin raketa nga ai vend, njoftoi AP.

Lavrov paralajmëroi se një tjetër marrëveshje kryesore për kontrollin e armëve, START-i i ri, , ishte e rrezikuar.

Presidenti Vladimir Putin tha se dhe Rusia pezullon zbatimin e marrëveshjes për forcat bërthamore ndërmjetme-varg (INF) dhe urdhëroi zyrtarët të mos fillojë negociatat me SHBA-në.

Putin tha se “Rusia nuk do të vendosë raketa mesatare dhe të shkurtra në rajone të ndryshme të botës përpara SHBA”.

Mediat ruse njoftuan se ministri i Jashtëm Sergei Lavrov i tha Putinit se “SHBA ka shkelur marrëveshjen e INF që nga viti 1999”.

“Rusia nuk do të zvarritet në garën e armëve”, tha Putin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo njoftoi një ditë më parë se SHBA do ta pezullojnë zbatimin e Marrëveshjes së Armëve Bërthamore të Mesme (INF), raporton Reuters.

Sipas kësaj të fundit, Pompeo ka thënë se Uashingtoni për gjashtë muaj mund të tërhiqet krejtësisht nga kjo marrëveshje historike e arritur në vitin 1987, nëse Rusia nuk u jep fund shkeljeve.

Reuters kujton se Moska ka mohuar shkeljen e marrëveshjes, e cila ndalon të dy palët që të vendosin raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme që fluturojnë jashtë vendit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne