Prishtina ben teater me origji pederash

Shfaqja “55 shades of gay – pranvera ballkanike e revolucionit seksual” e Qendrës Multimedia nga Prishtina, do të shfaqet të hënën (27 nëntor), në Suboticë, në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor Desire. Desire që këtë vit shënon edicionin e 9-të, organizohet nga teatri hungarez në Suboticë Dezső Kosztolányi Theatre.
Në këtë edicion të këtij festivali, veç shfaqjes nga Kosova, marrin pjesë edhe trupa të tjera teatrore nga regjioni e Evropa. Ndër emrat e regjisorëve të njohur, janë edhe Oliver Frljić, Árpád Schilling, Sebastijan Horvat, Selma Spahić, András Urbán e të tjerë.
Shfaqja “55 shades of gay” e autorit Jeton Neziraj, në regji të Blerta Nezirajt, ka pasur premierën këtë shtator në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Nga ajo kohë ajo është dhënë edhe në Ferizaj e Tiranë. Në shfaqje luajnë aktorët: Tristan Halilaj, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Semira Latifi, Alketa Sylaj, Luan Durmishi (vokal). Skenografia dhe kostumet: Sebastian Ellrich, muzika: Irena Popovic, koreografia: Florian Bilbao.
55 shades of gay është një rrëfim burleskë për politikat rreth LGBTI në Ballkan dhe Evropë. Politikanët lokalë të Ballkanit përpiqen të manipulojnë e mashtrojnë zyrtarët e BE-së, mercenarët humanitarë të NGO-ve ndërkombëtare shpesh shfrytëzojnë terrenin homofob për të vjelur fonde e për të realizuar projektet e tyre sociale e edukative [të tipit të punëtorive e seminareve për mënyrën e përdorimit të kondomëve], ndërsa që zyrtarë të BE–së, duke shfrytëzuar pozitën e tyre superiore financiare e politike, përpiqen t’i nënshtrojnë të gjithë.
Në këtë trini [Manipulim. Abuzim. Nënshtrim], pyetja që shtron shfaqja është:
a është i mundur një çlirim seksual [sexual liberation] në Ballkan? Ose, a mundet Ballkani ta nisë një ‘Pranverë ballkanike të revolucionit seksual’?
Në shfaqje, një çift gay bën kërkesë për kurorëzim në një qytet provincial konservativ dhe thellësisht homofob. Kërkesa bëhet në kohën kur shoqata italiane Don Bosco ka nisur në qytet ndërtimin e një fabrike për prodhimin e prezervativëve, një projekt ky që është përkrahur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe që synon zvogëlimin e papunësisë në atë qytet ku papunësia shkon deri në 90%. Intelektualë, artistë, politikanë, përfaqësues të fesë e bombahedhës profesionistë angazhohen që kjo martesë të mos ndodhë, pavarësisht se martesa e çifteve të së njëjtës gjini lejohet me kushtetutën e vendit, të cilën kryeministri e ka nënshkruar simbas udhëzimeve të BE-së./ express

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne