Një audio e regjistruar gjatë mbledhjes së prindërve me mesësit në shkollën “Fan Noli” pas vrasjes së 14-vjeçarit, është publikuar sot në faqen e Facebook-ut të ish-kryeministrit Sali Berisha.Në këtë audio dëgjohet një prej prindërve që i drejtohet mësuesve me të cilët po zhvillohet mbledhja, duke thënë se duhet të mbajë përgjegjësi mësuesja që i ka dhënë leje orën e 5-të autorit të dyshuar, edhe pse ishte në dijeni të konfliktit që kishte me Martinin. Po ashtu thotë se përgjegjësi duhet të mbajë edhe drejtoresha e shkollës dhe oficerja e policisë.
Sipas prindit, klasa e dinte për thikën që autori i dyshuar kishte marrë, pasi ua kishte treguar shokëve dhe u kishte thënë “prisni sot se çfarë ka për të ndodhur”.
Kur një fëmijë që po përflitej në gjithë klasën… Ai djalë kishte thënë ‘prisni ju se çfarë do të ndodhë sot’, u ka thënë shokëve të klasës ‘do të vij me një thikë kaq’, ua ka treguar dhe shokëve”, dëgjohet të thotë prindi. /Top Channel