Prizreni zbukurohet me flamuj kosovar, shqiptar e turq

Prizreni sot feston 20 vjetorin e Çlirimit, kurse dy ditë më parë me datë 10 Qershor është festuar 141 vjetori i Lidhjes së Prizrenit.

Në orën 12 në Asamblenë Komunale Prizren është e paraparë të fillojë Akademia Solemne dhe ndarja e dekoratave Nderi i Qytetit.

Komuna është përkujdesur që përgjatë rrugës Adem Jashari dhe përreth objektit të Komunës të vendosen flamuj kombëtarë dhe flamur i Republikës së Kosovës.

Në hyrje të objektit të Komunës pranë flamujve kombëtar është vendosur edhe një flamur i Turqisë, ky flamur është ndër të vetmit nga flamujt ndërkombëtar që shihen përgjatë kësaj rruge.

Gjithashtu edhe në hyrje të qyteti të Prizrenit, është vendosur  flamuri i Shqipërisë.

Komuna e Prizrenit në këtë Akademi Solemne, pritet të ndajë çmimin Nderi i Qytetit për mjekun Halil Berisha, çmim ky që jepet për herë të parë.

Gjithashtu Komuna do të ndajë edhe dekorata ” Remzi Ademaj ”, për 13 dëshmorët e rajonit të Prizrenit.

Kujtojmë që Prizreni ka si gjuhë zyrtare turqishten brenda komunës./Kallxo

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne