Problemet e mëdha në Lindjen e Mesme u shkaktuan nga çifutët evropianë, thotë letra e Princit Çarls në vitin 1986

Në një letër të sapo zbuluar e cila daton që nga viti 1986, Princi Çarls fajëson “dyndjen e çifutëve evropiane” për përkeqësimin e konfliktit arabo-izraelit, duke shprehur shpresën se një ditë një president amerikan do të merrte guximin të ngrihej përballë lobit çifut”.

Shënimi i shkruar më 24 nëntor 1986, u gjet në një arkivë publike dhe u botua nga Daily Mail. Princi e shkroi letrën pas vizitave zyrtare me princeshën Diana në Arabinë Saudite, Bahrein dhe Katar.

“Unë e vlerësoj se arabët edhe hebrenjtë fillimisht të gjithë ishin një popull semit në origjinë”, shkroi në letrën e tij princi 38 vjeçar i Uellsit, duke shtuar se “është dyndja i çifutëve të huaj, evropianë (sidomos nga Polonia),
që ka ndihmuar në shkaktimin e probleme të mëdha ” të Lindjes së Mesme”. E di që ka kaq shumë çështje të ndërlikuara, por si mund ti jepet fund terrorizmit po u shmangur me parë shkaqet e tij?” pyet ai.

“Sigurisht që një president amerikan duhet të ketë guximin për t’u ngritur dhe të merret me lobin çifut në SHBA. Duhet të jem naiv, mendoj! “Përfundon ai.
Redaktori i the Jewish Chronicle, Stephen Pollard, i përshkroi komentet e Charlesit “si tronditëse dhe krejtësisht të parashikueshme”.

“Për mua çeshtja e ‘lobit çifut’ është një nga temat antisemite që ështe përjetuar për shekuj me radhë. Është ky mit prandaj kemi gjithë këta çifutë shumë të fuqishëm që kontrollojnë politikën e jashtme, mediat, bankat apo plot gjëra të … Këto [komente] të cilat vijnë nga trashëgimtari i fronit janë dicka jo e hijëshme por që skanë shumë rëndësi tani,”tha ai për Daily Mail.

Një zëdhënës i familjes mbretërore tha se mendimet e shprehura në letrën e vitit 1986, në të vërtetë nuk ishin “pikëpamjet e vetë princit”. “Letra qartë thotë se këto nuk ishin mendimi i vetë princit mbi çështjet arabo-izraelite, por përfaqësonin mendimet e disa prej personaliteteve që ai takoi gjatë vizitës së tij”, tha deklarata duke shtuar se princi Çarls ishte thjesht “duke ndarë argumentet në nje korrespondencë private”, në një orvatje “për të përmirësuar idenë e tij për atë që ai gjithmonë e ka parë si një çështje shumë komplekse”./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne