“Problemin me Greqinë duam ta zgjidhim me dialog; do të mbrojmë të drejtat dhe interesat tona”

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se Turqia kërkon të zgjidhë me dialog tensionin që ka filluar me Greqinë në lidhje me punimet për kërkimin e burimeve energjetike.

Në një prononcim të bërë për agjencinë “Reuters” me qendër në Londër, kryeqytetin e Anglisë, Akar u shpreh në lidhje me të drejtat dhe interesat e Ankarasë në rajon.

“Pavarësisht të gjitha këtyre dua të besoj se do të mbizotërojë gjakftohtësia”, tha Akar.

“Edhe në terren, edhe në tryezë ne jemi në krah të drejtësisë ndërkombëtare, fqinjësisë së mirë dhe dialogut”, u shpreh ministri turk.

Gjithashtu ai tha: “Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur dhe ruajtur të drejtat e vëllezërve tanë të Qipros dhe të drejtat tona. Imponimi i një të ashtuquajtur harte jashtë mendjes e logjikës për të ‘burgosur’ Turqinë në brigjet e saj nuk mund të shpjegohet as me fqinjësinë e mirë, drejtësinë dhe aleancën”.

Akar tha se marrëveshja ndërmjet Egjiptit dhe Greqisë, jo vetëm që nuk është ligjore por nënkupton edhe humbje të të drejtave të popullit egjiptian./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne