Mes shumë masave të forta të marra prej tij brenda vetëm disa ditësh që prej ardhjes në pushtet, presidenti amerikan firmosi së fundi një urdhër ekzekutiv për të kufizuar tranzicionin gjinor tek të rinjtë nën moshën 19 vjeç.
Prandaj, është politika e Shteteve të Bashkuara që të mos financojë, sponsorizojë, promovojë, ndihmojë ose mbështesë të ashtuquajturin “kalim” të një fëmije nga një gjini në tjetrën, dhe të zbatojë rreptësisht të gjitha ligjet që ndalojnë ose kufizojnë këto procedura shkatërruese duke ndryshuar atyre jetën”, shtoi ai.
Më herët, shefi i Shtëpisë së Bardhë nënshkroi një urdhër ekzekutiv që udhëzon sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, që të rishikojë politikën e Pentagonit për trupat transgjinorë, vendim që me gjasë mund të çojë drejt një ndalimi të shërbimit të tyre ushtarak në të ardhmen./TCH