Procesi i votimit për turqit jashtë shtetit fillon më 7 qershor

Shtetasit e regjistruar në Listën e Zgjedhësve Jashtë Shtetit do të kenë mundësi që votën e tyre ta japin deri më 19 qershor në qendrat e votimit që do të hapen në 60 shtete dhe 123 përfaqësi turke.

Kurse në pikat e kalimit kufitar procesi i votimit (për votuesit jashtë vendit) do të fillojë më 7 qershor e do të vazhdojë deri në 24 qershor.

Datat e votimit sipas vendeve janë si më poshtë:

Gjermani, Austri, Francë: 7-19 qershor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Luksemburg: 9-17 qershor

Danimarkë: 9-19 qershor

Norvegji: 14-19 qershor

Itali, Turkmeni: 15-17 qershor

Belgjikë, Holandë, Zvicër: 15-19 qershor

Republika Turke e Qipros së Veriut, Kanada, Bullgari: 16-18 qershor

Mbretëria e Bashkuar: 16-19 qershor

Kinë, Rusi, Rumani, Arabia Saudite, Bahrejn, Greqi, Liban, Izrael, Ukrainë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bosnjë-Hercegovinë, Algjeri, Finlandë, Suedi, Kazakistan, Kirgizi, Maqedoni, Sudan: 16-17 qershor

Azerbajxhan, Shqipëri, Irak, Iran, Irlandë, Spanjë, Egjipt, Maltë, Uzbekistan, Serbi, Çeki, Hungari, Poloni, Afrika e Jugut, Gjeorgji, Japoni, Kosovë, Kuvajt, Moldavi, Singapor, Tajlandë: 17 qershor

Ashtu siç është vepruar edhe në zgjedhjet e mëparshme nga vendet ku janë përdorur, në Turqi votat do të sillen me avion ose postë diplomatike.

Kutitë e votimit me votat e përdorura jashtë shtetit do të hapen dhe numërohen pas përfundimit të veprimit të votimit në Turqi, në 24 qershor./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne