Profesori britaniko-pakistanez zgjidh problemin sanitar

Një profesor britaniko-pakistanez M. Sohail Khan ka gjetur një zgjidhje me pak kosto efektive për mungesën e tualeteve në vendet në zhvillim si Pakistani. Ky profesor nga Universiteti Loughborough, risajoi modelin klasik të një tualeti dhe krijoi një që vepron pa ujë, energji elektrike, apo ndonjë lidhje të kanalizimit me një kosto minimale prej disa centë për person.
Në një konkurs ndërkombëtar të organizuar nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates për të zhvilluar një tualet revolucionar që është i pastër dhe i përballueshëm, Universiteti i Loughborough siguroi pozitën e dytë dhe u dha një çmim prej 60,000 dollarë në gusht te vitit 2012. Ekipi u drejtua nga M. Sohail Khan i cili Aktualisht është profesor i Infrastrukturës së Qëndrueshme dhe Drejtori i Kërkimeve dhe Ndërmarrjeve në WEDC.
Ky tualet prototip konverton mbetjet njerëzore në material të karbonizuar që prodhon nxehtësi, pleh për kondicionimin e tokës dhe ujë për larje dhe drenazhim. Duke përdorur ngrohjen e gjeneruar gjatë përpunimit si burim energjie, ky prototip funksionon në bazë të një procesi të quajtur Hidrokarbonizim termik i vazhdueshëm. Sidoqoftë, tipari më i spikatur i këtij dizajni inovativ të WC-së është kostoja operacionale që i plotëson nevojat e një popullsie pakistaneze të varfër.
Korrespondenca e drejtpërdrejtë me profesorin zbuloi se modeli i fundit i tualetit është testuar për funksionimin e tij në rajone të ndryshme të botës.
“Ideja u konceptua në vitin 2011, e cila më vonë u shndërrua në një prototip të testimit në terren me një financim nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates. Ne e testuam atë në Kinë në ndërtesa shumëkatëshe për më shumë se gjashtë muaj dhe funksionoi mirë [gjatë] 2014-2015 “, tha Sohail Khan për The News në një intervistë.
Ai tha se projekti është testuar gjithashtu në Senegal – një vend i Afrikës Perëndimore, ku ujrat e zeza te pa mbyllura dhe kanalizimet e varfra u marin jeten pothuajse 700,000 fëmijëve çdo vit.
“Një version i përmirësuar i këtij modeli u instalua në ndërtesat e zyrave si dhe te familjeve me të ardhura te ndryshme, përfshirë një në shtëpitë me të ardhura të larta, një në shtëpitë me të ardhura të mesme dhe një në familje shumë të varfër gjatë vitit 2016-2017.
Rezultatet ishin të kënaqshme, tha ai duke shtuar se prototipi i plotësonte kërkesat. “Ky inovacion do të lehtësojë përmirësimin e mbulimit të kanalizimeve në Pakistan”, tha profesori. Gjatë bisedës, ai gjithashtu tregoi interes në diskutimin e këtij projekti me ndonjë organizatë pakistaneze që është e gatshme të vendosë këtë shpikje në nivel lokal.
Kanalizimet e hapura ka qenë një problem i vazhdueshëm në Pakistan, ku mesazhet e shërbimit publik që janë shkruar në mure ndalojnë kryerjen e nevojave personale hapur, te cilat shpesh injorohen në mënyrë të pandërgjegjshme. Instalimi i banjove publike është një nevojë e madhe që është injoruar për një kohë të gjatë, e cila parandalon sëmundjet e njohura lokale në të gjithë vendin.
Në një studim, Unicef e vuri në dukje këtë çështje me shqetësim të thella dhe raportoi se ‘në Pakistan 25 milionë njerëz (ose 13 përqind e popullsisë) ushtrojnë daljen jashte ne zona të hapura dhe kryesisht jetojnë në vendbanime të varfra rurale dhe në vendbanime jo të sigurta urbane … Vendi Ka numrin e pestë më të madh të banjove te hapura jashte standarteve në botë ‘.
“Ne duhet të sjellim zgjidhje konkrete dhe inovative ndaj problemit”, tha Sanjay Wijesekera, kreu i programit global të Ujësjellësit, kanalizimeve dhe higjenës.
Ndërkohë që qeveria pakistaneze bën një sy qorr ndaj rritjes së vdekshmërisë për shkak të kanalizimeve të dobëta, ky model i ri ofron një zgjidhje me kosto efektive që nevojitet shume./ thenews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne