Programi i ri qeverisës në Kosovë/ LDK pret zyrtarët e AAK-së dhe Nismës në takim

LDK po bën përgatitjet për qeverin e re teksa sot bashkë me AAK e Nismën Socialdemokrate kanë diskutuar për programin.

Ramush Haradinaj, kreu i AAK ka pranuar se bashkë me LDK-në kanë programe të ngjashme pasi janë dhe parti të qendrës së djathtë kurse me Nismën Socialdemokrate kanë bashkëeverius edhe më parë.

Problemi i vetëm është Gjykata Kushtetuese që ka bllokuar dekretin e presidentit Thaçi prej kërkesës nga Vetëvendosja. Kjo ka ndalur krijimin e qeverisë me kryeministër Avdullah Hotin por nga ana tjetër ministritë tashmë janë ndarë mes partive dhe marrëveshja është nënshkruar./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne