Projekt Ligji Antishpifje dhe Qejf-mbeturit

Nga Pirro Prifti

Jo më larg se mbrëmë tv Top Channel në një emision të tij përshkroi një mori rastesh të sulmeve ndaj gjykatësve prokurorëve madje dhe avokatëve, raste të cilat të jepnin përshtypje se ishin të motivuara si politikisht ashtu dhe tëpërplasjeve midis grupeve  që kërkonin favore për prona, favore ligjore, përplasje që mund të interpretoheshin si politike, etj, dhe në sytë e opinionit public me pak fjalë këto grupe dhe individëpraptë cilëve mund të ishin drejtues të brëndëshëm apo tëjashtëm, kërkonin hapësira përfitimi ekonomik, politik por… duke shkelur ligjin.

Këto ngjarje të rreshtuara shumë shkurt nga ky emision nuk përfshinin saktë ngjarjet e viteve 1997, 1998, 2017, 2011, dhe luftën për t`ju shmangur përgjegjësive ligjore të ish-ave pas 2013 e deri më sot. Interesant është fakti se në këtë luftë për tëmbuluar dhe justifikuar shkeljet ligjor u përfshi aktivisht njëpjesëve e të ashtuquajturit pushtet i katër. Ky aktivizim për tëmbuluar shkeljet ligjore dhe për të mbrojtur shkelësit e djeshëm dhe të sotëm të ligjeve, ndodhi dhe po ndodh edhe në ditët e sotme madje duke përdorur çdo lloj fatkeqësie aksidentale personale apo natyrore për të penguar me çdo mjet dhe qëllim reformat e ndërmara nga maxhoranca në drejtësi dhe në disa sektorë të rëndësishëm të shtetit dhe shoqërisë shqiptare por nga më të rëndësishmet është vettingu në drejtësisë .

Mungesa e zbatimit të ligjeve, dëmtimi i rëndë që i u bëhierarkisë profesionale dhe meritokracisë, lëvizjet  e popullsisëbrënda vëndit drejt metropolit të nxitura politikisht duke zënëtokat e pronarëve të ligjshëm, vendosja e miltiantëve partiakëdhe të ashtuquajturve `intelektualë katundarë` në drejtimin e vëndit në nivel shtetëror ashtu dhe lokal, sigurisht të nxitura politikisht në fillim nga PD por më vonë dhe nga PS dhe nga Partitë e tjera të vogla, përfshirja e partive të vogla (pa asnjëprogram dhe ide) në drejtimin e vëndit të cilat vetëm sa dëmtuan rëndë qeverisjen e partive të mëdha duke futur në drejtimin e vëndit në nivel qëndror dhe lokal të  njerëzve të papërshtatshëm dhe interesaxhinj e të korruptuar, kodi zgjedhor  proporcional rajonal i cili përdoret për të përfshirë si kandidatë për deputetënjerëz pa personalitet, ka shkaktuar një çrregullim të madh këto 30 vite të demokracisë aq sa Shqipëria ka vazhduar të ece jo nëdemokraci por në Anarki, madje pikë për pikë ashtu si ka shkruar Noli i madh për Pesë Anarkitë  që ka shteti shqiptar nëkohën e tij. Po këtë tipe Anarkie janë edhe sot por me emra tëndryshëm dhe aktorë politikë të veshur me costume perëndimoredhe nacionaliste sa për sy e faqe sepse zemra ë tyre rreh për diçka tjetër- atë të traditës drejtuesve të perandorisë osmane, paçka se brohorasin për perëndimin.

Këtyre individëve dhe grupeve politike u është bashkuar në tufëedhe një pjesë e pushtetit të katërt- mediat e shkruar dhe ato elektronike të cilat sot në kohën kur SHBA dhe BE, po këmbëngulin që Shqipëria të integrohet dhe të vendoset nëbinarët e ligjit duke udhëzuar Maxhorancën e sotme, -këta grupe mediatike të paguar mirë nga `His Master Voice`, të cilët sot dihet dhe mund ta quajme ashtu siç e quante shkrimtari Bedri Dedja `Usta i Paudhi`, pikërisht për të krijuar destabilizim, anarki, dis-informim, sharje, thashetheme të graduara si analiza presonale të anal-istëve mediatikë.

Përse? Siç e thashë më lart, grupi mediatik i blerë nga ustallarët e Usta të Paudhit po bën çmos që të quajë Hajdut dhe Kriminel jo atë që e paguan, – por të tjerët. Kjo përbën në fakt një strategji djallëzore të orientuar mirë politikisht për të shmangur përgjegjësitë e fajtorëve dhe t`ja veshur dhe ngarkuar këto përgjegjësi dhe shkelje të ligjeve njerzve të tjerë, duke përdorur jo pa sukses këta grupe mediatike të shkruara dhe elektronike.

Sigurisht po të mos ishte dora e fortë e SHBA-ve dhe BE- vëndi do të kishte çeduar njëlloj si në `97, në vëllavrasje dhe anarki totale, por qeverisja e sotme , sigurisht e drejtuar dhe e orientuar katërcipërisht nga Perëndimi po punon (sigurisht edhe me gabime që mund të quhen njerëzore) për të vënë në binarë këtëvënd që është vjedhur, korruptuar,  ndotur dhe sharë nga bota dhe nga fqinjët duke u akuzuar për drogë dhe  kriminalitet tëmadh brënda dhe jashtë vendit.

E parë në këtë prizëm Projekt ligji Antishpifje është pjesë e luftës për të penguar dhe ndaluar shpifjet, të pavërtetat, disinformimin, sharjet dhe llumin e nxjerrë për të errësuar punën e qeverisjes së sotme të ndihmuar plotësisht nga SHBA dhe BE, për të respektuar etiken gazetareske dhe të mediave. Projekt ligji ka lënë qejf mbetur disa analistë të paguar për të ndotur mjedisin social dhe politik të vëndit me qëllim që të konfuzionojë dhe tëdizinformojë shoqërinë shqiptare, duke patur madje edhe si plan B   frazën e urtë popullore `Hajduti thërret kapeni Hajdutin`.

Nuk mund të rri papërmëndur mungesën e plotë të Etikës të dy gazetarëve të ftuar në Komisionin Parlamentar, madje njëri ështëpedagog në Fakultetin e Gazetarisë gjë që përbën një turp tëmadh se si një individ i tillë jep leksione për gazetarinë por qëështë totalisht një sharës dhe ofendues që mesa duket përdoret politikisht- në vënd që të paraqiste idetë profesionale. Ndërsa gazetari tjetër  la nam para komisionit duke folur tjetër për tjetër në vënd që të fliste profesionalisht për Projekt ligjin Antishpifje, madje duke sharë dhe ofenduar deputetët. Nuk e besoj që këta tëjenë ajka e gazetarisë tonë, sepse po të jetë ashtu kjo do të tregonte se sa poshtë kanë rënë individë të tillë që përdoren jo për të treguar realitetin por për të disinformuar, jo për tëanalizuar faktet por për të shpifur, jo për të  dhënë mendime profesionale për një problem kaq të rëndë në të cilën kanë rënëdisa Media shqiptare por për të sharë e derdhur mllefe dhe inate.

Sigurisht të gjitha këto nuk janë të rastësishme, por pjesë e njëplani djallëzor i orientuar politikisht nga individë që kanëshkelur ligjin por që nuk u ka hyrë gjëmb në këmbë por janëpasuruar në një kohë të shkurtër. Dhe këta nuk janë pak, prandaj vonesat në realizimin e Vettingut, dhe në zbatimin e ligjeve po bëhen me vështirësi sepse këta individë kanë aktivizuar të gjithëanti-ligjin për të mbrojtur vehten. Shpresojmë si Ligji Antishpifje me përmirësimet e tij edhe me ndihmën e OSBE dhe të organizatave të tjera serioze të miratohet sa më parë.

Janë të pa efektëshme përpjekjet e Qejfmbeturve   të Mediave tëshkruara dhe të Portaleve anti shtet, për të konfuzionuar shoqërinë shqiptare tashmë të emancipuar (dhe të ndarë nga kafshimet politike të disa analistëve të paguar për të sharë) duke pwrdorur ligjin  e të drejtave dhe lirive të njeriut sikur tw jetw njwlloj  me shpifjen, lirinë absolute të mediave të këtyre pafillove për të shkelur liritë dhe të drejtat e personit, por dihet se liri absolute nuk ka, sepse liria e njërit përfundon atu ku shkelet liria e tjetrit./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne