Shqiperia

Projektbuxheti 2019/ Rrugët, qeveria planifikon 1.7 miliardë €, realizohen në tre vjet

Pas gati pesë vjetëve “frenim”, në Projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, që paraqet prognozën deri në fund të mandatit të Ekzekutivit “Rama 2”, pra deri në vitin 2021, vihet re një kthim i vëmendjes drejt infrastrukturës rrugore. Për rrugët në tre vitet e ardhshëm planifikohet të financohen 213 miliardë lekë fonde, ose 1.7 miliardë euro. Kjo është një shifër jashtëzakonisht e lartë, por duhet të mbahet parasysh se vetëm 445 milionë euro do të financohen direkt nga shteti. Kurse 1.23 miliardë euro rrugë do të ndërtohen me financimin e kompanive koncesionare, ku shteti do të kontribuojë më pas në një masë të caktuar.

Në periudhën afatmesme 2019-2021 synohet përfundimi i pesë akseve rrugore nacionale: Rruga e Arbrit, Thumanë–Vorë–Kashar, Kashar–Rrogozhinë; Milot–Balldren; Orikum–Dukat, nëpërmjet partneritetit publik-privat, në kuadër të programit “1 Miliard” të rrugëve.

Nga ana tjetër, do të vijojë financimi për akset rrugore Kardhiq–Delvinë, lotet 4,5,6,7 e 8; Fushë Krujë-Milot-Morinë; Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Unaza Verilindore e Tiranës; Unaza E Tiranës, Pallati me Shigjeta Rrethrrotullimi Shqiponja; Rikualifikimi i Akseve Rrugore, Unaza Lindore Loti 2 Dhe Loti 3; By Pass Tepelenë e By Pass Shkodër, tuneli në Kardhiq-Delvinë.

Edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me fondet e veta prej 200 milionë eurosh, në këto tre vite do të vijojë projekte të tilla si Qafë Plloçë-Pogradec, Harku i Bërdicës-Velipojë, bregdeti Vlorë, Durrës, qendra Fier, etj.

Ndërkohë, do të përdoren fonde për rritje të sigurisë rrugore në të gjitha akset kombëtare ku synohet ulja e numrit të aksidenteve me pasojë humbje jetë njerëzish dhe numri i pikave të zeza me 23%, sipas Strategjisë Kombëtare të Transportit.

Një fond i veçantë do të shkojë edhe në dispozicion të studimeve dhe projekteve për rrugët, ku spikat studimi për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, një studim i zgjeruar për shumë nga urat kryesore aktuale, akse në Skrapar-Gramsh, Gjirokastër-Zagori, lotin e fundit verior të Unazës së Madhe të Tiranës, etj.

Planifikimi i infrastrukturës sipas 2019-ës
 TRANSPORTI RRUGOR     213,156,492
TOTAL BUXHETI I KONTRATAVE KONCESIONARE    153,790,042
Subvencioni i Kontrates koncesionare ”Per ndertimin, permiresimin, shrytezimin, mirembajtjen dhe rehabilitimin e autostrades Milot – Morine ”        8,580,000
Supervizion i kontrates koncensionare për ndertimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin e autostradës Milot- Morinë           290,412
Defeket te fshehura te kontrates koncesionare per ndertimin, operimin, mirembajtjen, rehabilitimin e autostrades Milot – Morine           563,000
Kontrata koncesionare per permiresimin, ndertimin, operimin dhe mirembajtjne e rruges se Arbrit/PPP      40,320,000
Supervizioni ikontrates koncesionare per permiresimin, ndertimin, operimin dhe mirembajtjne e rruges se Arbrit           540,000
Ndertimi dhe operimi i rruges Thumane – Vore – Kashar      54,391,000
Sherbime konsulence per ndertimin dhe operimi i rruges Thumane – Vore – Kashar           816,000
Ndertim dhe operimi i rruges Milot – Balldre      36,509,508
Ndertim dhe operimi i rruges Milot – Balldre      11,780,122
NDËRTIM DHE SISTEMIM RRUGËSH      55,664,014
KARDHIQ –  DELVINE      11,160,000
Ndertim rruga Kardhiq – Delvine Loti 4        2,880,000
Ndertim rruga Kardhiq – Delvine Loti 5        2,200,000
Ndertim rruga Kardhiq – Delvine Loti 6        2,880,000
Ndertim rruga Kardhiq – Delvine Loti 7        2,200,000
Ndertim rruga Kardhiq – Delvine Loti 8        1,000,000
FUSHË KRUJË-MILOT-MORINË        5,869,827
Perfundim i Punimeve te mbetura dhe plotesimi me rruge dytesore nyja e Milotit        1,548,620
Plotesim, rakordim, masa mbrojtese dhe siguri rrugore ne viaduktet e aksit Kukes-Morine           249,970
Vendosja e mbikalimeve ne aksin rrugor Thumane – Milot dhe Kukes – Morine           459,870
QAFË THANË-LIN-POGRADEC        2,479,588
Pjesa e mbetur e punimeve ne segmentin Lin-Pogradec, km 4 deri 21        1,312,786
UNAZA E RE E TIRANËS        8,955,595
Ndërtim rruga Unaza e Re e Tiranës ( segmenti Komuna e Parisit – rruga e re  Tiranë- Elbasan)Shtesë punimesh Nr.2             14,495
Plotesimi dhe perfundimi i objektit – Ndërtim rruga Unaza e Re e Tiranës , Komuna e Parisit – Shkolla Teknologjike,pjesa e mbetur km 0.00-km0.640  shtese punimesh           203,012
Ndërtim i rruges së Unazës së Jashtme Tiranë,pjesa verilindore (seg Kth Saukut – Bregu i lumit Loti 1        2,342,770
Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë,pjesa verilindore (seg Kth Saukut – Bregu i lumit) Loti 2        2,327,886
Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë,pjesa verilindore (seg Kth Saukut – Bregu i lumit) Loti 3        2,318,344
REHABILITIMI I SEGMENTIT RRUGORE MBIKALIMI PALLATI ME SHIGJETA RRETHRROTULLIMI SHQIPONJA        6,000,000
Rehabilitim i segmentit rrugore mbikalimi pallati me shigjeta  rrethrrotullimi Shqiponja Loti 1        2,696,000
Rehabilitim i segmentit rrugore mbikalimi pallati me shigjeta  rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2        1,887,000
Rehabilitim i segmentit rrugore mbikalimi pallati me shigjeta  rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3        1,417,000
RIKUALIFIKIMI I AKSEVE RRUGORE UNAZA LINDORE LOTI 2 DHE LOTI 3        4,681,446
Rikualifikim I akseve rrugore Unaza Lindore Loti 2        1,904,288
Rikualifikim I akseve rrugore Unaza Lindore  Loti 3.        2,777,157
ELBASAN-BANJË        1,554,976
Riveshje Sistemim asfaltim rruga  Elbasan-Banjë Loti 3        1,139,809
Riveshje Sistemim asfaltim rruga  Elbasan-Banjë Loti 3 (shtese punimesh)           208,198
BYPASS SHKODËR        2,174,406
Ndërtim By Perëndimor, Shkodër Loti1        1,438,088
Ndërtim By Perëndimor, Shkodër Loti1 (shtese punimesh)           281,744
Ndërtim By Perëndimor, Shkodër Loti2           454,575
LIBRAZHD-QAFË STUDE           453,755
Sistemim asfaltim Rruga Librazhd-Qafë Stude Loti 3 (Shtesë Kontrate)           453,755
SKRAPAR – PËRMET        1,461,251
Ndertim i aksit rrugore Skrapar – Permet Loti 1        1,219,030
Ndertim i aksit rrugore Skrapar – Permet Loti 1 SHTESE PUNIMESH           242,221
BY PASS -i TEPELENË        2,867,624
Ndertim By Pass Tepelene Loti 1        2,867,624
EMERGJENCAT           925,469
Stabilizim i rreshqitjes ne aksin Tunel – Elbasan km 17.36- 17.46, segmenti 3, aksi Tirane – Elbasan (Dalje tuneli i Krrabes km 15.20 – Elbasan km 27)           480,000