Projekti për shkatërrimin e Sirisë, i shkruar nga ambasadori i SHBA-së

Nga William Roebuck

Në dokumentacionin që ambasadori i asaj kohe amerikan në Damask, William Roebuck ka shkruar më 12 dhjetor të vitit 2006 dhe që ia ka dërguar shumë shoqërive të ndryshme të lidhura drejtpërsëdrejti me qeverinë amerikane dhe me Izraelin, gjenden propozime në lidhje me mënyrën e rrëzimit dhe të dobësimit të qeverisë siriane.

Në dokumentin konfidencial të publikuar nëWikiLeaks, kuptohet se janë dhënë këshillat që të rritet bashkëpunimi me Arabinë Saudite për nxitjen e konfliktit sektarist në Siri, për nxitjen e kurdëve që ndodhen atje dhe për izolimin e Sirisë, të cilat u panëtë vihen në praktikë në vitin 2011.

Në dokumentin e publikuar që kishte shkruar në vitin 2006 William Roebuck, i cili aktualisht është ambasador i Amerikës në Bahrein theksohen këto informacione:

1- Përmbledhje:Republika Arabe e Sirisëe ka përmbyllur vitin 2006 në një pozicionim shumë më të fortë si në vend si në arenën ndërkombëtare krahasuar me vitit 2005.Pavarësisht bdikueshmërisë që mund t’i shkaktojnë Sirisë presiontdypalëshe apo edhe shumëpalëshe, regjimi bazohet në njëklikë të vogël që është kryesisht i pandikueshëm ndaj një presioni të tillë.

Megjithatë, vetëbesimi gjithnjë e në rritje i Bashar Assadit dhembështetja në këtë klikë të vogël – mund ta çonjë atë që të bëjëgabime dhe të marrë vendimetë disfavorshme të politikave të tijdukereguar në mënyrë emocionale kundrejt sfidave tëj, gjë e cila na mundëson ne alternativa të reja.

Për shembull, reagimi i Bashar, ndajçështjes së Haririt dhe publicitetit për Khaddamin [bëhet fjalë për Abdulhalim Haddam, i cili ka shërbyer si ish-zëvendës president i Sirisë dhe që në vitin 2005 u arratis për në Paris] dhepër Frontin Kombëtar të Shpëtimit [organizata e cila është kundër Abdulhalim Haddam dhe organizatës së Vllazërisë Myslimane]mund të përkufizohensireagime joracionale.

Ne besojmë se Bashari ka dobësi në mënyrën se si ai zgjedh të reagojë ndaj çështjeve të vështira të papërcaktuara, si në teori ashtuedhe në praktikë, siç është konflikti mes hapave të reja që po hidhen për reformat ekonomike dhe rregullit të vjetër ekzistencil, forcave të forta dhe të korruptuara, çështjes kurde dhe kërcënimit të mundshëm ndaj regjimit nga prania gjithnjë e më shumë në rritje e ekstremistëve islamikë në tranzicion.

Ky teks i parashtrur përmbledh vlerësimin tonë në lidhje me këto dobësi të spikatuara dhe sugjeron veprimet që mund të ndërmarrë administrata e Shteteve të Bashkuara për të sfrytëzuar këto mundësi në rritj. Këto surrerime duhet të përmirësohen dhe të shndërrohen në sipërmarrje të vërtetadhe ne duhet të jemi të gatshëm të lëvizim shpejt për të përfituar nga këto mundësi të krijuara

Shumica prej sugjerimeve tona i mëshojnë fort metodës së përdorimit të Diplomacisë Publike dhe mjeteve më indirekte për të dërguar mesazhe tek ataqë kanë ndikueshmëri të afërt në brendësi të rrethit të Assadit.

Fundi i Përmbledhjes.

‘Mundësitë e krijimit të dobësive të sigurisë në Siri do të jenë në interesin tonë’

2- Siç po afrohet edhe fundi i vitit 2006, Bashari është shfaqurmë i fuqishëm këto dy vitet e fundit. Për nga aspekti ekonomik vendi është i qëndrueshëm, opozita e brendshme është e dobët dhe i frikësuar, ndërkohë që edhe çështjet rajonale duket se po shkojnë në drejtim të favorshëm për Sirinë dhe politikat e Damaskut.

Pavarësisht kësaj situate, ekzistojnë disa dobësi që kanë qënë gjithnjë aty për një kohë të gjatë dhe probleme të cilat potenicialisht mund të ofrojnë mundësi për të rritur presionin ndaj Basharit dhe rrethit të tij të brendshëm.

Procesi i vendimarrjes së regjimit është e kufizuar vetëm në dorën e Bashar Assadit dhe një rreth të brendshëm.Shpeshherë ata marrin vendime që kanë dobësi në të menduarin dhe në aspektet taktike të tyre, madje ndonjëherë vihen re edhe qasje emocionale.Të këtillasi fjalimi që Assadi mbajti më 15 gusht, që që u bë tematikë talljeje në nivel global.

Mendime të këtilla të palogjikshme si fjalimi në lidhje me Libanin është një ndër dobësitë që mund të shfrytëzohen për të ushtruar presion mbi regjimin. Veprimet që i shkaktojnë Bashar humbje të ekuilibrit dheveprime që shkaktojnë rritjene pasigurisë brenda vendit janë në interesin tonë; për shkak të mungesës së përvojës së regjimit të tij dhe mendjegnushtësisë në lidhje me prrocesin e vendimmarrjes e bëjnë atë më të prirur që të ndërmarrë hapa të gabuara diplomatike.

Një gjë e këtillë mund ta dobësojnë atë si brenda vendit ashtu edhenë nivel rajonal.përveç faktit se do të jetë e vështirë të parashikohet se cilat do të jenë gabimet që do të bëjë, ekzistojnë shumë benifite nga këto gabime, në momentin që këto gabime to të ndodhin dhe do të dalin mundësi ne duhet të jemi të përgatitur që të veprojmë në mënyrë të shpejtë dhe të menjëhershme për të ndikuar në veprimtaritë e regjimit.

3-Në vazhdim do të përmbledhim dobësitë potenciale dhe mënyrat sesi mund të shfrytëzohen;

Hetimi i Haririt dhe procesi i tij gjyqësor: hetimi i Haririt dhe qëndrimi që mbajtisistemi gjyqësor i Libanit e ka shqetësuar qeverinë siriane dhe ka provokuar reagime të fuqishme prej saj. Në mënyrë racionale,regjimi duhet ta kishte përllogariturse nëse do t’i ishin përgjigjur çdo thirrje për paraqitjen e zyrtarëve sirianë do të largonte dyhimet mbi ata; megjithatë mesa duket për Basharin çështja më e rëndësishme është reputacionin dhe dinjiteti ndërkombëtar i Sirisë.Mbështetja në vendimin emotiv se Siria duhet të vazhdojë të ushtrojë një rol dominues kontrolli në Liban ka krijuar situara delikatë dhe ne duhetkërkojnë të shfrytëzojnë një mundësi të këtillë pa pritur afatet kohore të formaliteteve të gjyqësorit.

Veprimi i sugjeruar:

Nxjerrja në pah publikisht e pasojat e hetimit në vazhdim, duke u fokusuar tek Bashari personalisht dhe parashtrimi i vendimeve të tij të ndërmarranë mënyrë joracionale… Regjimi ka frikra serioze në lidhje me vëzhgimin ndërkombëtar përsa i përket akuzave Bramertzit madje edhe kundër shifrave të ulëta – do të nxisnin. Akuzat eMehlisit të bëra në tetor të vitit 2005 kanë shkaktuartensioneseriozenë rrethin e brendshëm të Basharit. Pavarësisht se është duke qëndruar me familjen e tij, këto ndarje mund të jenë shumë pranë daljes në sipërfaqe.

Aleanca me Tehranin: Bashari është duke ecur në vazhdueshmëri nëmarrëdhëniet e tij gjithnjë e më të forta me Iranin.Ai është duke kërkuarmbështetjen e nevojshme, duke mos e tjetërsuar plotësisht Sirinë pa u shkëputur nga fqinjët e moderuar sunitë arabe dhe vetëm duke dhënë perceptimin sembështet interesat fundamentaliste shia dhe perisiane.

Vendimi i Basharpër të mos marrë pjesë në mbedhjen e Talabanit të Samitit të Ahmadinexhad në Teheran dhe dërgimi i Ministrit të Punëve të Jashtme në një udhëtimi në Irak mund të shihet si njëmanifestimi i ndjeshmërisë së Bashar ndaj këndvështrimit të botës arabe për aleancën e tij me iranianët.

Zyrtarët e SHBA-së sygjerjnë që të bashkëpunohet me sauditët në mënyrë që të krijohet një konflikt sektarist në Siri

Veprimi i Sugjeruar:

Nxitja e shqetësimeve të sunnive në lidhje mendikueshmërinë e Iranit: Në Siri ekziston një frikë se iranianët që bëjnë propagadë pro shite në Sirido të shkaktojnë konvertimin e klasës kryesisht të varfër sunni.

Megjithëse shpeshherë kjo situata ekzagjerohen, këto frikra pasqyrojnë një element ekzistues në mesin e komunitetit të sunnivenë Siri, i cili gjithnjë e më shumë po shqetësohet dhe përqëndrohet në përhapjen e ndikimit iranian në vendin e tyre përmes aktiviteteve që variojnë nga ndërtimi i xhamive dhe që i kanë shtrirë krahët deri tek investimet në biznes.

Ambasadat egjiptiane dhe saudite që janë të vendosura në territoret sirian  po i kushtojnë vëmendje të madhe çështjes së ndikueshmërisë së Iranit dhe ne duhet të koordinojmë më ngushtë me qeveritë e tyre në lidhje me mënyrat sesi ta prashtrojmë më mirë këtë situarë në sytë dhe vëmendjen e popullit.

Sugjerimi për krijimin e një konflikti si mundësi

Në fund të ditës mund të themi si regjimi kontrollohet nga familja e Assadit dhe në një masë më të vogël nga familja e nënës së Bashar Asad, Makhlufët, me shumë anëtarë të familjes që dihet se po bëhen gjithnjë e më të korruptuar.

Familja, figurat kryesore të regjimit si dhe sekti më i madh Alevi nuk janë paprekshhëm ndaj konflikteve, ngjarjeve të hakmarrjes mes njëri-tjetrit si dhe komploteve kundër regjimit.

Një gjë kjo qëështë bërë evidente edhe gjtë vitin të kaluar kur zyrtarë të lartë dhe të rëndësishëmtë regjimit (duke përfshirë këtu edhe vetë Makhloufët) na janë qasur që të bashkëpunojnë me ne për mundësitë që do të lindin pas rënjes sëBasharit. Ndërkohë që korrupsioni është një ndarës i madh në rrethin e brendshëm të Basharit është subjekt kryesor i grindjeve dhe konflikteve të vazhdueshmenë lidhje me marrjen e rrushfeteve.

Për shembull, është tashmë një rast i njohur publikisht se se Maher Asad është një individ veçanërisht i korruptuar dhe i pandreqshëm. Në një pikë të këtillësa nuk ka skrupuj dhe përmbajtjen më të vogël në konfliktet edhe me anëtarët e familjes së tij apo të tjerët. Ekziston gjithashtu frikë e jashtëzakonshme në komunitetin Alavenë lidhje se mund tëndëshkohen të gjithë nëse shumica sunnite merr përsëri në dorë pushtetin.

Veprimi i Sugjeruar:

Vendosja e objektivave: Sanksionet e vendosura kundër anëtarëve të regjimit dhe të afërmve të tyre përgjithësisht do të jenë të mirëpritura nga shumica e elementëve përbërësë të shoqërisë siriane.

Por mënyra e zbatimit të vendosjes së këtyre sanksioneve duhet të shfrytëzojë përçarjen dhe të bëjë rrethin e brendshëm më të dobët se sa t’i shtyjë anëtarët e saj që të afrohen edhe më shumë me njëri tjetrin.

targetizimi i Shevkatit [bëhet fjalë për Asif Shevketin i cili është kunat i Bashar Asadit si she Shefi i Shërbimeve të Inteligjencës Ushtarake] i shkaktoi një tension personal dhe një gjë e këtillë u subjekt i një diskutimi të konsiderueshëm brenda komunitetin të biznesit këtu.

Ndërkohë që reagimi i publikut ndaj korrupsionit tenton të zbehet, përkujtuesit e vazhdueshëm të korrupsionit në rrethin e brendshëm tregojnë rezonancë. Duhet të kërkojmë mënyra për t’i kujtuar publikut emrat e mëparshëm në lidhje me korrupsionin.

Faktori Khaddam: Khaddam e di se ku fshihen skeletët e regjimit, gjë që e cila shkakton një tension dhe irritim të madh nga Bashari, në mënyrë shumë të shpërpjesëtuarë me çdo mbështetje që Khaddam ka brenda Sirisë.

Bashar Asad personalisht si dhe regjimi i tij në përgjithësi, ndjekin çdo lajm që përfshin Khaddamin me interes të jashtëzakonshëm nga një këndvështrim emocional. Regjimi reagon me zemërimin dhe reagime të ashpra sa herë që një vend tjetër arab e strehon Khaddamin ose i lejon atij të bëjë një deklaratë publike nëpërmjet ndonjë prej mediave të këtyre vendeve.

Veprimi i Sugjeruar:

Ne duhet të vazhdojmë të inkurajojmë sauditët dhe vendet e tjera që të lejojnë Khaddamin të kenë akses në mediat e tyre, duke i siguruar atij mundësi për të publikuar punët e pista të regjimit sirian. Më pas do të presim dhe shpresojmë që të marrim një reagim të tepruar nga regjimi që do të shtojë izolimin dhe alienizimin e tij nga fqinjët e tij arabë.

Përçarja mes ushtrisë dhe policisë: Bashari mbrohetvazhdimisht sfidat dhe sulmet nga ata që kanë lidhje brenda ushtrisë dhe shërbimeve të sigurisë. Ai është gjithashtu i shqetësuar për ndonjë besnikëri që zyrtarët e lartë (ose ish oficerët e lartë) mund të ruajnë akomapër regjimin emëparshëm si Rifat Asadi dhe Khaddami.

Rrethi i brendshëm përqendrohet vazhdimisht se cili do të marrë pjesën e tij të korrupsionit. Disa lëvizje nga Bashari në ngushtimin e rrethit e atyre që përfitojnë nga korrupsioni i nivelit të lartë kanë rritur sigurinë kundrejt tyre dhe me shërbimet e sigurisë që kanë akses për të ndërhyrë.

Veprimi i Sugjeruar:

Nxitja e thashethemeve dhe sinjaleve të ndërhyrjeve të jashtme:Regjimi është shumë i ndjeshëm ndaj thashethemeve rreth grumbullimit të grushtit të shtetit dhe shqetësimit në shërbimet e sigurisë dhe ushtrisë.

Aleatët rajonalë si Egjipti dhe Arabia Saudite duhetinkurajohet të takohet me figura si Khaddami dhe Rifati si një mënyrë për t’i dhënë etë sinjaleve të tilla, me nxjerrjen e lajmevese në këtotakime është folur për rrëzimin e regjimit.

Kjo gjëdo të rrisë paranojën për rënjen e regjimit, kjo paranoja do të rrisë mundësinë e një reagimi të ashpër që do të jetë vetëshkatërrues.

Forcat reformore kundër baathiste dhe elitave të tjera:Bashar vazhdon të përzgjasë një rrjedhë të qëndrueshme të iniciativave për reformën ekonomike dhe është sigurisht e mundshme që ai beson se kjo çështje ajo që ai do t’i lërë trashëgimiSirisë.

Ndërsa këto sipërmajrrje të kufizuara dhe joefektive kanë mjaftuar për të kthyer sirianët emigrantë në vend për të investuar, kanë krijuar së paku iluzionin e zzgjerimit të liisë së tregut.

Gjetja e mënyrave për të vënë në dyshim besimin e popullit përsa ipërket përpjekjeve të reformave të Bashar-it – duke treguar, për shembull, përdorimin e reformës për të maskuar kronizmin – do të vënë në siklet Basharin dhe do të dobësojë përpjekjet për të mbështetur legjitimitetin e tij.

Demaskimi i familjes së Asadit për korrupsiondo të kishte një efekt të ngjashëm.

Veprimi i sugjeruar:

Të tregohen reformat të dështuara:Duke theksuar dështimet e reformave, veçanërisht gjatë periudhës në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2007, është një lëvizje që do të dëmtonte imazhin e Basharitsi dhe do të de-legitimizonte pushtetin e tij. Në të njëjtën kohë, krahasimi i përpjekjeve për reformave siriane me pjesën tjetër të shteteve të Lindjes së Mesmedo të shqetësonte dhe irritonin akoma më shumë Basharin.

Ekonomia:

Ekonomia siriane e cila ka qënë përjetësisht e dobët krijon vende pune për më pak se 50 përqind të të diplomuarve të vendit.

Nafta përfaqëson 70 për qind të eksporteve dhe 30 për qind të të ardhurave të qeverisë, megjithatë prodhimi është në rënie të vazhdueshme.

Vetëm pak ekspertë besojnë se qeveria siriane është i aftë të menaxhojë me sukses zhvendosjet e pritshme ekonomike.

Të dekurajohej investitorët e jashtëm, veçanërisht ata nga vendet e Gjirit:

Siria ka dy vite rresht që përfiton nga investimet e jashtme. Sigurisht që investimet më të rëndësishme vijnë nga vendet e Gjirit.

Sugjerimi për nxitjen e kurdëve

Kurdët: Opozita më e organizuar dhe e guximshme si dhe grupet e shoqërisë civile janë kurdët, të cilët o përkasin një pakice etnike, të përqendruara në territoret e Sirisë në pjesën veriore po ashtu edhe në komunitetet në Damask dhe Aleppo.

Ky grup ka qenë i gatshëm të protestojë në mënyrë të dhunshme në territorin e vet, në kohë kur grupet e tjera nuk guxoninn të bënin një gjë të këtillë. Ekzistojnë disa kërcënime që duken se po e shqetësojnë Basharinnë lidhje me kurdët.

Aq sa. Në maj të vitit 2006 atasheu ynë i mbrojtjes është thirrur nga shërbimet e inteligjencës ushtarake për t’u protestuar. Në Siri mendojnë se amerikanëttrajnojnë ushtarakisht dhe u japin armë kurdëve.

Marrja në konsideratë e kërkesave të kurdëve:

Theksimi i ankesave kurde në hapësirat mediatike, duke përfshirë publicizimin e të drejtave tënjeriut dhe abuzimet e këtyre të drejtave do të përkeqësojnë imazhin e regjimit.

Përqendrimitek vështirësitë ekonomike në zonat kurde dhe rikujtimi i faktit se qeveria sirianeka refuzuar të japë shtetësinë e rreth 200,000 kurdë të mbetur pa shtetësi…

Kjo çështje duhet të trajtohet me kujdes sepse nëse një çështje e këtillë bie në sy,shoqërinë civile siriane dhe opozita (kryesisht arabe) duke marrë parasysh qëllimet e fundme që kurdët duan të arrijnë nuk do të pranojnë të bashkohen.

Elementët e radikalizuarë që e përdorin Sirinë si bazë:

Elementet ekstremiste gjithnjë e më shumë po e përdorin Sirinë si një bazë ushtarake, ndërsa qeveria siriane ka ndërmarrë disa veprime kundër grupeve që deklarojnëse kanë lidhje me Al-Kaidën.

Me vrasjen e kreut të al-Kaidës në kufirin me Libanin në fillim të dhjetorit dhe në rritjes së numrit të sulmeve terroriste brenda Sirisë që kulmojnë me sulmin e 12 shtatorit kundër ambasadës amerikane dhe kjo shihet si pasojë e politikave tëqeverisësiriane në Irak dhe vende të tjeranë mbështetje të terroristëve.

Veprimi i sugjeruar:

Theksimi i prezencës terroriste në rritje në Siri:

Publikimi i pranisë së grupeve ekstremiste në Siri nuk duhet të kufizohet vetëm me përmendjen e Hamasit dhe Xhihadit Islamik të Paestinës. Duhet të reflektojmë përpjekjet siriane ndaj grupeve ekstremiste në një mënyrë të këtillë që përcjellë dobësi, shenja të paqëndrueshmërisë dhe goditje të pakontrolluar.

Argumenti i qeverisë siriane – që përdoret zakonisht pas sulmeve terroriste në Siri- se ajo gjithashtu është një viktimë e terrorizmit duhet të përdoret kundër tij për të dhënë përparësi më të madhe në rritjen e shenjave të paqëndrueshmërisë brenda Sirisë.

Përfundimi:

Kjo analizë lë jashtë pa trajtuar islamikët anti-regjimorë sirianë, sepse është e vështirë për të marrë një pasqyrë të saktë të kërcënimit që grupet e tilla paraqesinbrenda Sirisë.

Padiskutim që edhe ata janë sigurisht një kërcënim afatgjatë. Ndërsa aludon për dobësitë që Siria përballet për shkak të aleancës së saj me Iranin, në këtë analizë nuk është trajtuar plotësisht kjo temë.

Ajo që është e rëndësishme është se Bashari është duke hyrë në vitin e ri në një pozitë më të fortë sesa ka qenë në disa vite, por ato pikat e forta gjithashtu mbajnë me vete – ose ndonjëherë maskojnë- dobësitë.

Nëse jemi gati të përfitojmë nga këto dobësi, ata do të na ofrojnë mundësi për të prishur vendimmarrjen e tij, për ta mbajtur atë jashtë bilancit dhe për ta bërë atë të paguajë një shpërblim për gabimet e tij.

Burimi: Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne