PROJEKTI PËR ZHDUKJEN E MUSLIMANËVE NË BALLKAN

Prof. Dr. Enes Durmisheviç, ligjërues në Fakultetin juridik në Sarajevë

Pjesë nga një intervistë e tij:

Që nga viti 1804 ekziston plani për zhdukjen e muslimanëve në Ballkan, ku sipas statistikave të historianit amerikan Mekarti dhe atij turk Kemal Karpat, ky i fundit ka vdekur para pak vitesh, kanë sjellë shënime se në vitin 1805 në Ballkan ka pasur 55% muslimanë, ndërsa sot nuk ka më shumë se 5%-ind, kur i numërojmë bashkë ata në Bullgari, Bosnje, Serbi, etj.

Pra ky ka qenë projekti dhe plani për zhdukjen e tyre në heshtje, njëjtë sikur me indianët në Amerikë, dhe për këtë plan nuk është ditur publikisht, sepse është heshtur, meqë nuk ka qenë diçka popullore me fol për këtë çështje, madje edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Sepse kishte një mendësi sipas të cilës në Bosnje thuhej, “leni ato gjëra sepse ato kanë qenë dhe kanë kaluar..”!

Dhe, për neve muslimanëve të Bosnjës nuk do të ishte kurrfarë problemi me e harruar të kaluarën, sikur dikush të na garantonte sa ai plan nuk do të përsëritet.

Plani ishte qysh nga kryengritja e parë serbe, kryengritja e dytë serbe, Naçertanija, Moleviçi, plani i Protiçit ku thuhej se 1/3 në Bosnje janë muslimanë, dhe kur ta ndërtojmë shtetin e përbashkët, mbretërinë SKS, nuk do ketë problem me ta, sepse do t’i asimilojmë, disa do t’i vrasim dhe të tjerët do t’i dëbojmë.
Ivo Andriç, ishte një tmerr, ngase ju edhe sot në Sarajevë nuk guxoni ta kritikoni Andriçin, i cili ishte fotografuar me Hitlerin, pastaj më shumë se 500 intelektualë serbë me 1941 e kanë nënshkruar paktin me të cilin e përkrahnin Hitlerin, dhe pas mbarimit të luftës së dytë botërore 18 nga ata janë bërë profesorë të shquar në Serbi, 3 ishin në SPS, pastaj kryepeshkopi i kishës ortodokse, si dhe funksionarë tjerë.
Ndërsa, siç e dimë të gjithë, me 1944 çetnikët i kanë rruar mjekrat, ku në vitin 1941 në Serbi kishte 22 mijë partizanë, sipas historianit amerikan Filip Koen, me 1942 kishte 8 mijë, me 1943, 22 mijë dhe me 1944 kishte 204 mijë partizanë serbë, të cilët janë rruar, por duke i mbajtur në kokë idetë dhe mendësinë çetnike kanë marrë pozita të larta në pushtet, duke e vazhduar punën të cilën e kishin bëtë në kohën e mbretërisë jugosllave, se problem kryesorë për ta paskësh qenë Alia Izetbegoviç. Dhe sikur ne të mos e kishim formuar partinë tonë në vitin 1992 të gjithëve do të na kishin masakruar, sepse ky ishte plani i tyre, të tjerat janë iluzione.

Dhe, sot në mes të Sarajevës, kemi media të etabluara dhe politikanë të dobët e politikanë të paguximshëm të cilët nuk guxojnë të flasin hapur, e as ta kritikojnë cilin do politikanë serb, dhe kjo tregon qartë se fjala është për projekt të hartuar qysh me kohë, dhe shih për këtë në historinë e viteve 1800 keni plotë skenarë dhe dokumente anti-boshnjake, lexo: anti-islame me përjashtim të dy intelektualëve serb, D. Tucoviqi dhe tjetrit nuk po më kujtohet emri i tij, ku në të gjitha librat e tyre Bosnja është, e kujt, e Serbisë. Dhe sot është e njëjta gjë, kudo Bosnja është tokë e serbëve.

Ndaj dihet se kush po i pengon që Bosnja dhe Hercegovina të jenë tokë e përjetshme e Serbisë, kuptohet, boshnjakët janë pengesë, andaj ata duhet eliminuar.

Pra, së pari na kanë plaçkitur, pastaj na kanë vrarë, e na kanë vrarë në vazhdimësi, por edhe tash po na vrasin.

Unë e kamë thënë qysh me kohë, se partizanët në Serbi, përjashto komunistët e vërtetë, kanë qenë inkubator i çetnikëve, dhe deri në vitin 1990 nuk keni guxuar t’i njollosni njerëzit hapur, prandaj shtrohet pyetja, nga erdhi gjithë ai nacionalizëm aq i egër ndaj boshnjakëve?
Përgjigja e vetme është, ai u prodhua brenda shtëpive në Serbi; në publik jemi gjoja vëllezër të bashkuar, kurse brenda shtëpisë, ai është turk, dhe turkut duhet prerë kokën..!?

Dhe kjo mendësi po vazhdon edhe sot.

P. S.: Jam shumë i sigurt, se në këtë projekt njësoi si boshnjakët e kanë pësuar edhe shqiptarët e besimit islam në Ballkan, pa asnjë dallim nga boshnjakët.

Përgatiti: Rexhep Elezaj

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne