Projekti i xhamisë turke i bazuar në ajetin Kur’anor

Xhamia Hamidije në Turqi është një ndërtesë e projektuar bazuar në një ajet të Kur’anit të Shenjtë.

E vendosur në qytetin Kirsehir në Turqinë qendrore, xhamia ka një kupolë blu dhe një Mihrab prapa të cilit rrjedh uji.

Sipas Agjencisë Anadolu, xhamia është ndërtuar në vitin 1910 në lagjen Yinije.

Në vitet e fundit, u vendos që xhamia të zgjerohet pasi nuk mund të akomodojë numrin në rritje të besimtarëve.

Në vitin 2015 filloi rindërtimi i xhamisë dhe zyrtarët vendosën të shënojnë ajetin 22 të Sure Bekare, shkruar në kaligrafi në një nga muret, në murin e xhamisë.

Ajeti është: “Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat, (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë…(Kur’ani. 2:22) .

Një piktor nga Republika e Azerbajxhanit u ftua për të pikturuar pemë, ujëvara, kopshte dhe qiellin në muret dhe tavanin e xhamisë bazuar në përmbajtjen e ajetit të Kur’anit të Shenjtë.

Xhamia pastaj u rihap më vonë në të njëjtin vit.

Burimi : IQNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne