Prokurorët drejt Italisë për prova të reja kundër Saimir Tahirit

Dy prokurorë të dosjes ‘Tahiri’ pritet të shkojnë në Itali për takim me autoritetet italine, në mënyrë që të sigurojnë më shumë prova për ish-ministrin e Brendshëm, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për trafik droge dhe korrupsion.

Prokurorët shqiptarë do të takohen me përfaqësues të Antimafias italiane, të cilët kanë kryer përgjimet e grupit kriminal të Habilajve përgjatë 4 viteve të fundit.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Tahiri u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’u marrë në pyetje./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne