Prokurorët gjermanë zbarkojnë në Tiranë

Një grup prokurorësh gjermanë kanë mbërritur në Tiranë ditët e fundit. Ditën e sotme ata janë pritur në një takim nga Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

Grupi i prokurorëve gjermanë përbëhet nga Prokurori i Përgjithshëm i Mynihut Gjermani, Reinhard Röttle, Drejtuesi i Prokurorisë së Mynihut Georg Freutsmiedl, Drejtuesi i Prokurorisë së Landshut Alfons Obermeier si dhe drejtues të tjerë të këtyre prokurorive.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Prokuroria sqaron se qëllimi i takimit ishte ndërtimi i një marrëdhënie pune më të mirë mes institucioneve, dhe forcimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet e drejtësisë kriminale. “Çështjet për diskutim u përqëndruan në hetimet lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e droges”, thekson më tej Prokuroria./mapo

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne