Rajoni

Prokurori Antimafia: Kriminelët puliezë po vriten për drogën që vjen nga Shqipëria

Franco Roberti in una foto d'archivio dell'8 aprile 2013. Roberti e' stato nominato nuovo Procuratore Nazionale Antimafia dal Csm, il 25 luglio 2013. Succede a Piero Grasso, attuale presidente del Senato. ANSA / CIRO FUSCO

rasja e tmerrshme e katër personave në Foggia të Italisë, mes të cilëve gjendej edhe bosi i klanit të Manfredonias ka kthyer edhe njëherë vëmendjen nga kriminaliteti i madh që ka kapluar zonën e Puglias. Por këtë ngjarje që ka shkaktuar bujë të madhe përtej Adriatikut, prokurori i Antimafies Italiane, Franco Roberti e ka lidhur edhe me trafikun e drogërave që vjen nga Shqipëria.  “Sot konflikti është ndezur rreth trafikut të drogës, sidomos të drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria. Një biznes kolosal që ushqen oreksin e klaneve dhe që përfshin gjithë bregun Adriatik, nisur nga ai foxhian deri në Europë”

ka thënë ai pas krimit të tmershëm. Por Roberit që është një njohës i mirë i Shqipërisë ka vazhduar:

Natyrisht duhet bërë më shumë, edhe në planin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të ndaluar lumin e drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria, sepse janë pikërisht ato që çojnë në shpërthimin e konflikteve. Ishim në Shqipëri muajin e kaluar për të kërkuar bashkëpumim, takuam në Romë ministrin e Brendshëm shqiptar që premtoi bashkëpunim më të madh. Duhet të fitojmë mbi omertanë dhe për ta bërë këtë duhet krijuar një kulturë e ligjshmërisë që në atë territor është ende periferik”.

Kjo nuk është hera e parë që Franko Roberti flet për kriminalitetin shqiptar. Edhe në të shkuarën ai ka bërë deklarata të forta që kanë pështjelluar politikëb vendase. Në kulmin e përplasjeve mes PD dhe PS për trafikun e kanabisit dhe sasinë e mbjellë në vend, kur Rama mbronte idenë se po kaq sasi është mbjellë edhe në kohë të Berishës, Roberti bëri deklaratën bombë se “Është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri!”. Po ashtu në një tjetër deklaratë të fortë ai tha se vitet e fundit autoritetet Shqiptare e kanë ulur nivelin e tyre të bashkëpunimit me anitimafian italiane

OPINIONE

INTERVISTA