Prokurori i Belgjikës kërkon arrestimin dhe ekstradimin e Puigdemont

Avokati i Carles Puigdemont, ish-shefi i rajonit autonom të Katalonjës, tha se Prokurori i Përgjithshëm belg ka kërkuar zbatimin e urdhërarrestit evropian nga Puigdemont.

Siç njofton agjencia franceze e lajmeve AFP, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Belgjikës, të premten i kërkoi gjyqësorit belg që të zbatonte një vendim evropian për arrestimin e Carles Puigdemont dhe katër ish sekretarëve të qeverisë së rajonit autonom të Katalonjës dhe ekstradimin e tyre në Spanjë. Ndërkohë, kryeministrat e Spanjës dhe të Belgjikës diskutuan marrëdhëniet mes dy vendeve në një kohë që udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont dhe katër aleatë separatistë janë duke u përgatitur për një paraqitje në gjykatën e ekstradimit në Bruksel. Qeveria belge ka thënë se nuk mund të ndërhyjë në kërkesën e ekstradimit të Spanjës, pasi që sistemi gjyqësor është i pavarur. Spanja i dorëzoi sot prokurorit belg informacione që detajonin kushtet e burgimit për Puigdemont dhe katër të tjerët nëse ata ekstradohen në Spanjë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne