Prokurori i antimafias: Në Shqipëri mafia ka mbrojtje nga nivelet më të larta qeverisëse

Duke folur për emisionin “Narcotica”, prokurori i antimafias Nicola Gratteri deklaroi se mafizoët shqiptarë janë të paprekshëm në Shqipëri, duke goditur edhe qeverinë e vendit.

‘Në Shqipëri ata janë të paprekshëm. Bëhen të pasur, bëjnë krime. Mafia në Shqipëri ka mbështettje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë nga ata më të ulëta e deri më të larta’, është shprehur Gratteri për ‘Narcotica’.

Lexo më tej nga Lapsi.al:

Rrëfimi në “Narcotica”/Kokaina do vinte me nëndece nga Venezuela në Porto Palermo

Sipas tij, mafia shqiptare tani është shumë e fortë edhe në Itali, pasi në Shqipëri ajo është njësh me shtetin.

‘Ne (italianët) nuk duhet që të shqetësohemi vetëm për mafian tonë, por duhet të shqetësohemi shumë edhe për shqiptarët. Ata janë bërë të frikshëm’, është shprehur Prokurori i antimafias Nicola Gratteri.

‘Vetëm në një goditje kemi kapur 9 ton kanabis në Otranto’, tregon Gratteri në “Narcotica”./Lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne