Shqiperia

Prokurori i Elbasanit shpartallon karburantin, përplas dy mjete dhe ‘fluturon’ punëtorin

Prokurori i Elbasanit Dritan Gina ka bërë një aksident spektakolar, nga i cili kanë mbetur të plagosur 3 persona dhe ka pasur dëme të konsiderueshme materiale.

Në videon e aksidentit të prokurorit Dritan Gina, ndodhur pasditen e 2 nëntorit në orën 17:27, shihet qartë sesi fluturon makina e Prokurorisë së Elbasanit, përplas një makinë që po furnizohej në karburant dhe dëmton punonjësin e furnizimit.

Policia e Elbasanit ka tentuar ta kalojë në heshtje ngjarjen, duke e hetuar atë vetëm administrativisht.

Një qytetar i thjeshtë burgoset sepse ka tejkaluar paksa normën e alkoolit, ndërsa prokurori hetohet administrativisht dhe çështja kërkohet të kalohet në heshtje.

Policia shpërndan çdo ditë me dhjetëra raste shoferësh që shoqërohen për një aksident se kanë tejkaluar normën e alkoolit apo kanë ecur me shpejtësi.

Prokurori i Elbasanit Dritan Gina, përplas dy mjete, thyen një tabelë reklame, disa persona plagosen dhe hetohet administrativisht.

 

 

 

 

 

OPINIONE

INTERVISTA