Prokuroria bën prapa kthehu: S’kishim qëllim kufizimin e lirisë së medias

Një ditë pasi lëshuan urdhrin përmes të cilit i kërkonin medias të mos publikonte përgjimet e dosjes 339, prokurorët e Krimeve të Rënda dolën me një tjetër reagim.

Dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi nënvizojnë se ata vlerësojnë rolin e medias në informimin publik dhe se ky urdhër nuk kishte për qëllim kufizimin apo cenimin e lirisë së medias.

Urdhri gjen zbatim për të gjithë subjektet procedurale të çështjes penale nr. 339 të vitit 2016, si prokuror, oficer të policisë gjyqësore, mbrojtës ligjor, të pandehur dhe çdo subjekt tjetër që është njohur apo merr dijeni për aktet e procedimit penal për shkak të funksionit që kryen./a2news

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne