Prokuroria dorëzohet para Mosadit: pushon hetimet ndaj izraelitit

Prokuroria është dorëzuar para Mosadit, pasi sot ka njoftuar pushimin e hetimeve ndaj izraelitit Yoram Fring, i cili para disa ditësh u kap në rinas me një paisje përgjimi të jashtligjshme.

E gjendur përballë Izraelit prokuroria e Tiranës ka  dhënë variantin se paisja me të cilën ishte kapur izraeliti, nuk kryente përgjime por sipas tyre ajo kontrollon nëse ka përgjime.

Më herët, Prokuroria e Tiranës caktoi një grup ekspertësh për këqyrjen e pajisjes që posedonte izraeliti i ndaluar Yoram Frig, dhe fill pas kësaj do të vendosej fati i izraelitit.

Gjykata e Tiranës i kishte bllokuar atij pasaportën e izraelitit, pas sekuestrimit të pajisjes së dyshimtë, pas kërkesës së Prokurorisë, e cila ngriti shqetësimin e Frig mund të largohej nga Shqipëria.

/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne