Shqiperia

Prokuroria e Krimeve të Rënda: Pse dyshojmë se 863 mijë eurot janë të ish-ministrit Tahiri

Prokuroria e Krimeve të Rënda është shprehur se ka dyhime se 863 mijë eurot e gjetura në maikinën e biznesmenit të arrestuar Orest Sota, lidhen me veprimtari kriminale të ish­ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky qëndrim i Prokurorisë është bërë i ditur ditën e djeshme në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë te Krimet e Rënda ndaj biznesmenit Orest Sota.

Në detajet që ka dhënë, Prokuroriaka bërë me dije se lëvizjet e Orest Sotës kanë qenë të dyshimta pasi për të shkuar në Elbasan, pasi ai ka ndjekur një itinerar të pazakontë, duke kaluar nga Peqini e Rrogozhina edhe pse është nisur nga Tirana.

Por pse Prokuroria dyshon se paratë e gjetura në makinën e Sotës janë të Tahirit?

Sipas organit të akuzës ka dyshime të forta se 863 mijë eurot e gjetur në makinë e Sotës, të mos jenë të këtij të fundit, por të ish-ministrit, pasi Tahiri është një person nën hetim nga Prokuroria për “korrupsion” dhe “trafik ndërkombëtar droge”, akuzat të cilat krijon dyshime se edhe paratë mund të jenë nga aktiviteti kriminal i ish-ministrit Tahiri.

Sipas Prokurorisë, fakti që shuma e madhe e parave në makinën e Sotës nuk justifkohet me dokumenta, si dhe gjetja e patentave të Tahirit po në të njëjtin mjet, ngrenë dyshimin se i përkasin po të njëjtit person.

Ndërkohë, nga deklarimet e marra prej shefit të financës së “KURUM”, rezulton se ai nuk ka pasur asnjë dijeni dhe as nuk është njoftuar për ndonjë transaksion me para në dorë nga biznesmeni Orest Sota apo të afërm të tij. Fakt ky, që sipas prokurorisë, e rrëzon pretendimin e Sotës se paratë kanë qenë për të blerë hekur.

OPINIONE