Prokuroria ngre akuza kundër kryetarit të opozitës

Prokuroria e Tiranë ka vendosur të marrë të pandehur kryetarin e opozitës Lulzim Basha, ish-Sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani dhe ekonomistin e PD-së Ilir Dervishi në lidhje me lobimin e kësaj partie në SHBA në zgjedhjet e vitit 2017.

Prokurorët e çështjes, Ervin Karanxha, Kolë Hysenaj dhe Gjergji Tako, i kanë dërguar sot Bashës kërkesën për t’u paraqitur në prokurori më 19 qershor 2019.

Në shkresën e prokurorisë shkruhet se hetimet treguan se personat në fjalë kanë kryer veprat penale të parashikuara në:

Nenin 190 (3), Falsifikimi i formularëve, i bërë “nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”.

Dhe, nenin 287 (ç) për “kryerjen e veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne