Rajoni

Prokuroria Speciale e Maqedonisë Veriore, e krijuar nga Ambasada Amerikane, Sorosi dhe Bashkimi Europian, u zbulua të jetë organizatë kriminale e zhvatjes me shantazh

Në vitin 2015, treshja Ambasada Amerikane në Shkup- Fondacioni “Soros”- Ambasada e Bashkimit Europian atje, me justifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i bëri presion Kryeministrit Gruevski dhe VMRO-DPMNE në pushtet, që të pranonin krijimin e një strukture të posaçme të ndjekjes penale, të paligjshme nga pikëpamja kushtetuese, e quajtur prokuroria speciale. Kjo strukturë e cila do të ishte e plotfuqishme që do të hetonte çështjet e korrupsionit dhe të krimit të organizuar që kishin dalë nga përgjimet e quajtura “bomba”, pas publikimit të tyre. Me këtë nisi reforma në drejtësi në vendin fqinj, që vazhdon ende dhe ashtu si në Shqipëri është duke u mbikqyrur nga organizatat qeveritare OPDAT amerikane dhe EURALIUS e BE.

Koha tregoi se Prokuroria Speciale në Maqedoninë Veriore u krijua si një komando juridike me agjendë politike, e cila kishte si qëllim kryerjen e përmbysjes politike në vend, dhe si pika kulmore e agjendës, arrestimin e Gruevskit. Personi i vënë në krye të saj, Katica Janeva, mburrej publikisht se kishte mbështetjen e SHBA dhe të BE-së.
Sigurisht që Gruevski kishte krijuar një regjim të korruptuar dhe e meritonte që të largohej nga pushtetit, por qëllimi i partnerëve perëndimorë të Maqedonisë Veriore nuk ishte që të spastronin politikën e këtij vendi, por të sillnin në pushtet një lider-kukull sorosiane, po aq të korruptuar sic tregoi koha. Qëllimi tjetër i partnerëve perëndimorë të vendit fqinj, me krijimin e Prokurorisë Speciale ishte që Maqedonia Veriore të bëhej laborator eksperimentues për lëvizje që do të ndërmerreshin më pas në Hungari, Poloni etj., kundër liderëve të papëlqyeshëm për Sorosin, i cili ka marrë në Partneritet Publik-Privat ,me anë të Fondacioneve të tij, një pjesë të politikës së jashtme amerikane. Pikërisht për arsyen e mësipërme Gruevskit iu lejua që të strehohet në Hungari.
Pas përshtypjes së keqe që shkaktoi imponimi nga ndërkombëtarët i Prokurorisë Speciale, në dhunim të plotë të Kushtetutës së Mqedonisë Veriore, burokracia diplomatike amerikane, Sorosi dhe zyrtarët e Brukselit që janë vënë në pozitën e lakeut pranë tyre, vendosën që strukturat e ngjashme që donin të krijonin në Shqipëri, t’ i bënin me një status kushtetues, dhe kështu u arrit deri te ndryshimet e çuditshme kushtetuese të tre viteve më pare.
Ditët e fundit në Maqedoninë Veriore u publikuan përgjime që zbuluan qartë se drejtuesja e Prokurorisë Speciale zonja Katica Janeva, dhe së paku disa prokurorë specialë, janë përfshirë në veprimtari kriminale të racketeering-ut (shantazhit) ndaj biznesmenëve të mëdhnj për t’ u zhvatur atyre shuma të mëdha parash që shkojnë në shumë milionë euro. Dhe kjo është veç një pjesë e vogël e veprimtarisë së tyre kriminale. Drejtuesja e Prokurorisë Speciale dha dorëheqjen dhe dje pritej madje arrestimi i saj. Por asaj i është konfiskuar veç telefoni, një fakt ky që provon zërat se ajo i shpëtoi arrestimit duke shantazhuar një zyrtar të lartë amerikan me përgjimet që paska bërë ajo vetë. Përgjime mbi përgjime! Çfarë të ketë vallë në “Bombën Janeva”, pra në përgjimin e saj? Me siguri që atje ka udhëzime për veprimtarinë antikushtetuese që duhet të kryente Janeva, sipas agjendës sorosiane.
Skandali “Janeva” është një dështim së pari i SHBA, pastaj i Sorosit, ndonëse ky nuk ka turp për gjëra të tilla. Them i SHBA sepse Janeva ishte një zgjedhje e Ambasadës Amerikane për postin e kryeprokuorores speciale. Duke parë sjelljen e saj të movonshme kriminale, pas marrjes së detyrës, deri më sot, nuk mund të mos bëhet pyetja: A kishin kryer Janeva dhe vartësit e saj veprimtari kriminale para emërimit në Prokurorinë Speciale, apo nisën ta bëjnë këtë gjë me marrjen e detyrës së re? Vështirë të besohet kjo e dyta. Më bindëse duket që përzgjedhësit e Janevës dhe së paku të disa prej kolegëve të saj e njihnin prirjen e tyre për veprimtari kriminale, dhe megjithatë i përzgjodhën për t’ ua përdorur këtë sekret të pistë që t’ i mbanin nën kontroll të plotë dhe t’ i përdornin si robotë, në shërbim të agjendës së tyre.
Precedenti i vendit fqinj, Maqedonisë Veriore, ngre pyetjen e natyrshme, se mos edhe në Shqipëri personeli i SPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion), Prokurorisë së Posaçme, Gjykatës së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve, po përzgjidhet sipas të njëjtit kriter si në Maqedonë Veriore. Logjika të thotë se SHBA, Sorosi dhe BE, që qëndrojnë pas këtyre strukturave në Shqipëri, përdorin të njëjtën metodë si në vendin fqinj ashtu dhe në Shqipëri. Koha shpejt do ta zbulojë edhe këtë gjë. Them se koha do të zbulojë që SPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion), Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve janë krijuar për të eliminuar çdo lloj opozite të rrezikshme për sundimin e regjimit sorosian në fuqi të kryesuar nga Edi Rama sot dhe Erion Veliaj më vonë./Kastriot Myftaraj/fb

OPINIONE