Shqiperia

Prokurorja ia plas në fytyrë deputetëve që kërkojnë provat kundër Tahirit: Nuk janë pak 3.5 ton drogë!

Përpjekjeve të vazhdueshme të deputetëve socialistë për të zhvlerësuar provat e prokurorisë kundër Saimir Tahirit morën përgjigje nga prokurorja Elisabeta Imeri.
Në fillim ishte Ulsi Manja që zhvlerësoi dyshimet e prokurorisë, që sipas tij bazoheshin në shkrimet e mediave dhe portaleve të opozitës.
Më pas Vasilika Hysi që pyeti direkt prokuroren, nëse ia vlenin apo jo provat që kishin deri tani prokurorët për arrestimin e Saimir Tahirit.
Në këtë moment, prokurorja Elizabeta Imeri ka ngritur zërin duke iu drejtuar deputetëve të PS-së.
“Nuk është pak të kapen 3.5 ton drogë në Itali. Nuk është pak të kapen tonelata me drogë në Itali. Për të mos i hyrë faktëve për kanabizimin e të gjithë territorit. Për këtë arsye ne e gjejmë të arsyeshme kërkesën që kemi bërë” u shpreh Imeri duke ia përplasur në fytyrë deputetëve të PS-së përfshirjen e Tahirit në trafikimin e një sasie ka të madhe droge.
E ngacmuar sërish nga socialistët që kërkonin prova për arrestimin e Tahirit, Elisabeta Imeraj tha se kishte kërkuar që në fillim që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe që deputetët të nënshkruanin deklaratën për ruajtjen e sekretit.
Në rast të kundërt, ajo la të kuptohej se nuk mund të publikonte të dhëna konfidenciale që dëmtojnë hetimet. Deklaratat e Elisabeta Imerajt kanë shkaktuar sërish pakënaqësi mes socialistëve.
Më i irrituari në komision duket Bledi Çuçi.

OPINIONE

INTERVISTA