Rajoni

BE promovon axhendën e ndërlidhjes së Ballkanit për 2017-n (pa Shqipërinë); Ja fotot e rrugëve që po bëjnë fqinjët

Asnjë projekt për Shqipërinë, asnjë vend pune i hapur. Ndërsa fqinjët do të gëzojnë plot 240 milionë euro investime nga fondi i Procesit të Berlinit për ndërlidhjen dhe energjinë të cilat do të hapin mbi 2500 vende pune.
Urime Edi për atletet, herën tjetër provoje me sandale!

Departamenti i Fqinjësisë dhe Zgjerimit të Bashkimit Europian ka prezantuar ditët e fundit në faqen e vet në Facebook linkun për projektin për përmirësimin e lidhjeve të transportit dhe energjisë me dhe ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, për vitin 2017. “Rrjetet e lidhura mirë të transportit dhe energjisë nxisin rritjen ekonomike dhe kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës. BE është e angazhuar të përmirësojë ndërlidhjen me dhe midis vendeve të Ballkanit për të lidhur më mirë njerëzit, ekonomitë dhe infrastrukturën”, thotë departamenti i zgjerimit, teksa promovon broshurën, që është një material i zgjeruar i projekteve që u paraqitën dhe në samitin e Triestes.

Teksa në këtë dokument dhe në hartën kryesore mungojnë projektet për Shqipërinë për vitin 2017, komentuesit shqiptarë kanë pyetur për këtë. “Do të doja që të kishte fonde për Shqipërinë”, thotë një komentues. Interesimit të tij i është përgjigjur Departamenti, që e ka orientuar në faqet e departamentit të Komisionit për Shqipërinë dhe në atë të delegacionit të BE-së dhe instrumentet e paraasistencës.
Në broshurën për axhendën e ndërlidhjes 2017 jepet informacion për bashkëfinancimet dhe projektet e investimeve në Ballkanin Perëndimor për vitin 2017.
Në Samitin e Triestes, zhvilluar në fillim të muajit korrik u prezantuan shtatë projekte të reja me bashkëfinancim, vlera e të cilëve përllogaritet të jetë 538.5 milionë euro. Nga të shtatë projektet, 6 prej tyre janë në transport dhe vetëm një në sektorin e energjetikës. Për këtë vit, Shqipëria dhe Kosova nuk kanë paraqitur asnjë projekt.

Të shtatë projektet parashikohen se do të hapin 2150 vende të reja pune. Për 2017-n, sipas Axhendës së Lidhshmërisë, Serbia do të jetë përfituese e dy granteve që do t’i jepen për realizimin e një projekti në sektorin e energjetikës dhe një projekti në sektorin e transportit.
Numrin më të lartë të projekteve e ka Bosnjë dhe Hercegovina, e cila do të mbështetet me grante për katër projekte në transport.

Ndërsa Maqedonia do të mbështetet në financimin e vetëm një projekti, por që ka vlerën më të lartë.
Projekti i energjetikës për ndërtimin e gazsjellësit nga Nishi (Serbi) deri në kufijtë me Bullgarinë, përllogaritet që do të ketë një kosto prej 85.5 milionë eurosh, nga të cilat rreth 49.5 milionë do të financohet me grantet e BE-së apo rreth 59%. Në përmbushje të këtij projekti do të hapen 250 vende të reja pune. Projekti parashikon shtrimin e 108 kilometrave tuba.

Në projektet infrastrukturore të transportit, Bashkimi Europian do të financojë 30% të kostove të projektit.
Bosnja, e cila ka katër projekte në transport, kryesisht për ndërtimin e korridoreve lidhës, do të përfitojë katër grante me vlerë 46.1 milionë euro për projekte me vlerë totale investimi 241 milionë euro.

Të katërt projektet parashikohen se do të hapin në Bosnjë 1600 vende të reja pune.
Nga të gjashtë projektet në transport, vlerën më të lartë e ka ndërtimi i interkoneksionit hekurudhor midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, korridori që lidh Lindjen me Mesdheun. Investimi do të kapë vlerën e 152 milionë eurove, prej të cilave 45% (70 milionë euro) do të financohet prej granteve të BE-së. Projekti parashikon rehabilitimin e 34 kilometrave hekurudhë me standardet moderne, 2 stacione, 5 kilometra urë dhe 5.5 kilometra tunel. Për realizimin e këtij projekti do të hapen 300 vende të reja pune gjatë ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes.

Projektet që do të mbështeten me grante e kredi në 2017-n, shikoni si po bëhen rrugët e Bosnjës dhe hekurudhat e Maqedonisë:

-Projekti i Energjisë, interkoneksioni i gazit: Serbi-Bullgari– Ky projekt lidhet me ndërtimin e rreth 108 km gazsjellës në të dy anët midis Niš dhe Dimitrovgrad si dhe nga Dimitrovgrad në kufi me Bullgarinë. Investimi është 85.5 milionë euro, nga të cilat kontribut i BE-së janë 49.6 milionë euro, dhe kontribute të tjera 35.9 milionë euro.

-Korridori i Mesdheut: Segmenti Ponirak – Vraca/Zenica Korridori I– Ky projekt investimi ka të bëjë me ndërtimin e një autostrade prej 2.8 km në seksionin veri-jug të Zenicës, midis Ponirak dhe Vraca (dalja e tunelit Zenica), përgjatë Korridorit Vc në Bosnje dhe Herzegovinë. Zhvillimi i ri përfshin tunelin Zenica prej 2.4 km, një rrugëdalje 0.1 km dhe struktura ndihmëse. Investimi është 83.9 milionë euro, nga të cilat kontribut i BE-së janë 15.9 milionë euro dhe një hua e Bankës Europiane të Investimeve rreth 45 mln euro..

Korridori i Mesdheut: Bosnjë dhe Hercegovina – Kroacia CVc, Korridori II- Ky projekt investimi ka të bëjë me ndërtimin e një rruge moderne prej 4.1 km në pjesën veriore të Zenicës, në mes të tunelit Zenica dhe hyrjes në Donja në tunelin e Pecuj. Zhvillimi i ri përfshin dy tunele (350m dhe 422m), katër rrugë dalje (93m, 78m, 380m dhe 76m), një rrugë për hyrje në Zenicë (140m urë) dhe një ndërlidhje në Zenica Veri, me sistemet e e tarifimit.
Investimi është 66.9 milionë euro, nga të cilat kontribut i BE-së janë 11.5 milionë euro dhe hua e BERZH rreth 50 milionë euro.

Korridori i Mesdheut: Bosnjë dhe Hercegovina – Kroacia CVc Korridori III – Ky projekt investimi ka të bëjë me ndërtimin e një autostrade 6 km nga Svilaj në Doboj si pjesë e Korridorit Vc. Zhvillimi i propozuar përfshin ndërlidhjet edhe me një rrugë me dy korsi 1 km të gjatë në Kostajnica, mbi lumin Bosna, i cili siguron aksesin e autostradës në rrjetin ekzistues të transportit lokal. Investimi është 80.7 milionë euro, nga të cilat kontribut i BE-së janë 15.3 milionë euro dhe një hua e BERZH prej 59.6 mln euro.

Korridori i Danubit: Bosnjë dhe Hercegovina – Serbia – Croatia- Ky projekt investimi ka të bëjë me fazën e parë të një rehabilitimi kompleks në portin Briko në Sava. Investimi është 10.1 milionë euro, nga të cilat kontribut i BE-së janë 3.1 milionë euro dhe një hua e BERZH prej rreth 7 mln euro.

Korridori Lindje-Mesdhe: Interkoneksioni hekurudhor Maqedoni-Bullgari- Ky projekt investimi ka të bëjë me rehabilitimin e përafërsisht 34 km të hekurudhës CVIII me standardet moderne në pjesën Beljakovce – Kriva Pallankë në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Investimi është 152.3 milionë euro, nga të cilat kontribut i BE-së janë 70 milionë euro dhe një hua e BERZH prej rreth 75 mln euro.

Korridori Lindje-Mesdhe: Interkoneksioni hekurudhor Serbi – Bullgari- Ky projekt investimi ka të bëjë me elektrifizimin e të gjithë vijës hekurudhore në kufirin me Niš-Dimitrovgrad me Bullgarinë përgjatë rrugës së Korridorit Lindor Med në Serbi. Investimi është 56.4 milionë euro, nga të cilat kontribut i BE-së janë 28.4 milionë euro dhe një hua e BEI prej rreth 24 mln euro dhe 4 mln euro kontribute të tjera.

FOTO: Autostrada të sapondërtuara në Bosnjë

 

 

 

FOTO: Punime nga hekurudha në kufirin Maqedoni-Bullgari

 

FOTO: Hekurudha që do të elektrifikohet në Serbi

Harta e Ndërlidhjes:

 

 

OPINIONE

INTERVISTA