Pronat, banorët përplasje me Përmbaruesin në Tiranë

300 banorë në Tufinë janë përplasur me Përmbarimin dhe policinë, pasi kundërshtojnë një vendim të para 11 viteve të Gjykatës së Lartë për kthim prone, që u rrezikon prishjen e banesave.

Fillimisht kanë qenë tre familje që janë njoftuar për prishjen e banesave.

Banorët janë njoftuar nga Përmbaruesi pak ditë më parë se do u shemben banesat, pasi gjykata e Lartë në 2006 rrëzoi Shkallën e Parë dhe Apelin, që u kishte dhënë të drejtë banorëve.

Urdhri i Përmbarimit për të liruar shtëpitë është kundërshtar nga banorët, të cilët i janë drejtuar gjykatës për ta pezulluar dhe nesër pritet që gjyqësori të shprehet.

Ata kundërshtojnë vendimin për prishjen e banesave, pasi pretendojnë se kanë marrë dokumentet, ndërsa një pjesë e shtëpive sipas tyre janë ndërtuar që në 1963.

Sipas banorëve dhe avokatëve Gjykata shkruan se familjes Borova duhet t’i bëhet “Kthim sendi” duke mos e përcaktuar saktë që duhet të prishen banesat.

Ky vendim nuk është i drejtë shprehen ata, pasi toka bujqësore ‘arë’ (gjendja kur u ndërtuan banesat) është e përjashtuar nga ligji i kthimit të pronave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne