Propagandë anti Islame në shkolla

nga Armand Ali.

Në fillim të muajit Janar sapo filloi Viti i famshëm i Skënder Beut, Ministria e Arsimit me në krye katoliken Lindita Nikolla filloi trajnimin e mësuesve te arsimit parauniversitar për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Për këtë qëllim me një shpejtësi ekstreme ishte pregatitur edhe një modul bazë. Dukej qartë pikëpamja anti-Islame e këtij moduli i cili fliste për radikalizmin, ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin të cilat i paraqiste si të lidhura ngushtë me Islamin dhe muslimanët. Kur flitej për cilësitë e njerëzve me prirje radikale dhe ekstremiste mes të tjerash thuhej edhe se ata “Ndryshojnë mënyrën e tyre të veshjes apo të pamjes së jashtme”. Ky përkufizim përfshin nxënësit muslimanë që veshin pantallonat mbi syrin e këmbës, rroba të gjera të cilat nuk i ekspozojnë sa duhet linjat e trupit, mbajnë mjekër ose nxënëset muslimane që vishen me rroba të gjata ose edhe me shami. Duke marr shkas edhe nga denoncimi publik ndaj drejtoreshës së shkollës Fan Noli vendosa të bëj edhe unë një denoncim publik në lidhje me një ngjarje që ka filluar para dy tre javësh.

Bëhet fjalë për shkollën 1 Qershori në kryeqytet, shkollë në të cilën mëson edhe vajza ime në klasën e dytë. Ajo është nxënëse e shkëlqyer, sistematike dhe e edukuar. Që në fillim të klasës së parë ajo ka shkuar në shkollë e veshur me rroba të gjata deri tek nyjet e këmbëve dhe kyçet e duarve. Para dy tre javësh psikologia e shkollës gjatë pushimit të madh e thërret në zyrë dhe duke lajkatuar e pyet gjerë e gjatë për çështje të ndryshme që kishin të bënin me familjen tonë. E pyeti rreth xhamisë duke pretenduar se kishte dëshirë edhe ajo që të shkonte dhe më pas e pyeti vajzën se a shkonte në xhami apo jo. Pastaj bashkë me vajzën time filloi të hulumtonte te profili im i facebookut. I bëri përshtypje se unë mbaja mjekër dhe prezantoja nëpër emisione televizive. Ndoshta priste që tek unë të shikonte ndonjë burrë matuf me shkop në dorë e që nuk di ti lidhi dy fjali bashkë. Më pas filloi të hulumtonte te profili i facebookut të bashkëshortes time ku u çudit se ajo ishte e mbuluar komplet madje edhe fytyrën. Atëherë e pyeti vajzën se pse mami i saj nuk mban shami si gratë e tjera por e mbulon fytyrën komplet. Pas kësaj filloi ti fliste vajzës time për veshjen e saj duke i treguar se edhe tutat nuk kane ndonje të keqe që ti vishte në vend të fustaneve dhe fundeve te gjata. I tha se nuk i pëlqente sjellja e prindërve të vajzës të cilët e veshin vetem me rroba të gjata. Në fund psikologia i sugjeroi vajzës që mos të vishej me rroba të gjata por me tuta e veshje të tjera derisa të mbushte moshën 17 vjeç e pastaj të zgjidhte vetë si të dëshironte. Kur vajza më lajmëroi për këtë ngjarje vendosa të shkoja ta takoja vetë psikologen, por mendova edhe opsionin e ankesës në Drejtorinë Arsimore apo opsionin e një kamere të fshehtë. Pas asaj dite psikologia ka shkuar në një rast në klasë dhe ka kërkuar ta merrte në zyrën e saj duke e shkëputur nga ora e mësimit por nuk është lejuar nga mesuesja kujdestare. Në dy raste të tjera në oborrin e shkollës i ka bërë me shenjë vajzës që ti shkonte pas por vajza ka rrefuzuar, ashtu siç e udhëzova unë. Ndërsa dje në orën e parë të mësimit u fut në klasë dhe pasi i komunikoi diçka një fëmije tjetër, ju afrua vajzës dhe i tha: Ka filluar edhe Ramazani po ti a do agjërosh? Vajza ju përgjigj se do agjëronte. Atëherë ajo shtrembëroi buzët dhe u largua.
Kjo psikologe duke dashur të zbatojë urdhërat e eprorëve të saj, po ushtron presion psikologjik dhe po i bën propagandë anti-Islame fëmijës tim i cili është edukuar dhe do të edukohet me sjelljen, etikën, zakonet dhe traditat islame. As ajo dhe askush tjetër në botë nuk ka të drejtë që fëmijëve të mi ti bëjë propagandë apo të ushtrojë ndaj tyre presion psikologjik për të ndryshuar sjelljen, zakonet dhe traditat fetare. Ankesa ime në Drejtorinë Arsimore ose në Ministrinë e Arsimit do të ishte e pa vlerë pasi ato të dyja janë pjesë e kësaj propagande anti-Islame në shkollat e Shqipërisë. Prandaj zgjodha Denoncimin Publik si mënyrën më efikase kundër këtij fenomeni.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne