Bota

Propozimi i Arabisë Saudite për Rusinë: Bashar Asad të qëndrojë, Irani të ikë nga Siria

Mbreti i Arabisë Saudite në vizitën e tij të fundit në Rusi, ka thënë se problemi i tij nuk është qëndrimi i presidentit Bashar Asad në Siri, por problemi është lidhjet e Teheranit me Damaskun.

Kur kanë kaluar pothuajse 10 ditë nga vizita e mbretit të Arabisë Saudite në Rusi dhe nga takimi i tij me presidentin e Rusisë, ambasada e Rusisë në Damask ka zbuluar një pjesë të takimit të mbretit saudit me presidentin e Rusisë. Gazeta Kods Arabic në një artikull të saj shkruan: Mbreti Selman i Arabisë Saudite i ka thënë presidentit të Rusisë se për të nuk është problem qëndrimi i Bashar Asad si president në Siri gjatë periudhës së tranzicionit apo pas saj, por për të është problem lidhja e afër e Sirisë me Iranin. Burime të brendshme nga ambasada e Rusisë në Damask kanë thënë se mbreti Selman gjithashtu ka premtuar se do të japë ndihmë politike për qëndrimin e presidentit Bashar Asad në Siri mirëpo në anën tjetër Moska duhet të përpiqet për të ulur nivelin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Sirisë dhe të ulet influenca e Iranit në këtë vend. Në këtë artikull thuhet se Rusia në këtë çështje ka mbajtur qëndrim të paanshëm dhe ka thënë se kurrë nuk mund të distancojë Iranin nga Bashar Asad. Moska është shprehur se kjo çështje nuk është prioritet të saj, mirëpo mund të kontribuojë që lidhjet mes Damaskut dhe Teheran të jenë në të mirë të rajonit, përndryshe Moska nuk futet në këtë çështje. Presidenti putin ndër të tjera ka thënë: Moska nuk mund ta detyrojë presidentin Asad që të largohet dhe distancohet nga Irani dhe përveç kësaj nuk ka atë mundësi që të mund të ulë marrëdhëniet mes Teheranit dhe Damaskut.

Burimi në fjalë gjithashtu thekson se një grup i caktuar në Arabinë Saudite i kryesuar nga Muhamed Bin Selman, është duke hartuar një plan për krijimin e qeverisë së unitetit kombëtar në Siri të përbërë nga personalitete të afërta me Arabinë Saudite. Ata po mundohen që në këtë mënyrë të zbehin lidhjen mes Teheranit dhe Damaskut. Mirëpo këshilltarë të trashëgimtarit të fronit në Arabinë Saudite janë shprehur se edhe në rast se në krye të Sirisë zgjidhet një person i afërt me Arabinë Saudite, përsëri rezultati nuk do të jetë ashtu siç dëshiron Riadi pasi për të distancuar Iranin nga Siria duhen ndryshuar të gjitha strukturat ushtarake, të sigurisë dhe partiake në Siri./ PT

Oct 17, 2017 09:07 Europe/Tirane

OPINIONE