Propozimi i Kurtit: Ballkani të bashkohet kundër Serbisë

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka hedhur idenë e një aleance anti-serbe në Ballkan që sipas tij do të bashkonte shqiptarët, kroatët, boshnjakët, malazezët dhe maqedonasit. Ai e ka cilësuar Serbinë si problemin kryesor në Ballkan, ndonëse nuk ka specifikuar se çfarë rreziku përbën Serbia për Maqedoninë, Bullgarinë, apo edhe Kroacinë.

Propozimi i bërë në Tiranë përkon me rritjen e vëmendjes nga qarqet perëndimore mbi rrezikun e depërtimit të Rusisë në Ballkan, veçanërisht në Serbi, ku duket se krahu rus ka ndikim të madh në politikën serbe.

Lëvizja e Kurtit është etiketuar shpesh si e majtë radikale dhe ndonjëherë antiamerikane, por me daljen e fundit dhe këmbënguljen e tij në variantet maksimaliste ndaj Serbisë, mundet që ai të rifaktorizohet.

Sa për Shqipërinë, apo klasën e saj politike, propozimi i tij duket se bie në vesh të shurdhër, pasi elita e Tiranës është krijuar me kompleksin e inferioritetit ndaj Serbisë dhe serbëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne