Shqiperia

Propozimi për dhënien fund të Lotarisë Amerikane, nuk është i ri

Shtëpia e Bardhë thotë se propozimi për t’i dhënë fund Lotarisë Amerikane ka qenë që më parë i përfshirë në refromën për emigracionin që është dorëzuar në senat me mbështetjen e presidentit Trumpl. Një zyrtar ka theksuar për Zërin e Amerikës se ky nuk është propozim i ri, pasi është paraqitur në Senat në shkurt të këtij viti dhe thuhet se ky projekt-ligj ndryshon Ligjin për Emigracionin dhe Shtetësinë, duke e eliminuar kategorinë e vizave të diversitetit. Projekt-ligji ndodhet në Komisionin e Ligjeve të Senatit, në pritje për t’u diskutuar. Kur të bëhet diskutimi, anëtarët propozojnë ndryshimet e tyre dhe votojnë nëse t’i përfshijnë ose jo në variantin përfundimtar. Një variant i ngjashëm i quajtur Projekt-ligji “për Emigracionin në Interesin kombëtar”, është paraqitur në shtator. Të dy variantet janë sponsorizuar nga ligjvënës republikanë.

Presidenti Trump tha se preferon një program të mbështetur tek meritat, që ai beson se do të ishte më i favorshëm për sigurinë dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara. Në më pak se tre vjet janë mbajtur tre seanca dëgjimore lidhur me ekspozimin ndaj rreziqeve të sigurisë kombëtare nga ky program. Në vitin 2013 inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Shtetit dëshmoi se programi paraqet rreziqe për sigurinë kombëtare nga zyrtarë armiqësorë të zbulimit, kriminelë dhe terroristë që mund të përpiqen ta përdorin programin për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si banorë të përhershëm. Por demokratët thonë se programi i cili favorizon vende që nuk kanë nivele të mjaftueshme emigrimi në SHBA, i shërben diversitetit të vendit.

 

 

 

 

OPINIONE