Protesat kundër qeverisë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Protestuesit kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbajnë edhe fjalimet e tyre, duke përmbyllur kështu ditën e 69-të të protestës.

Nën thirrjet “Rama, jepe dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, ata marshuan me pankarta në duar dhe mes sloganeve të forta kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të drejtuesve aktualë.

Protestuesit theksojnë se u qëndrojnë të palëkundur kërkesave të tyre dhe se nuk do të pranojnë negociata lidhur me to.

Ata deklarojnë gjithashtu se do të vijojnë protestat deri në largimin e kryeministrit, ndërsa kërkojnë edhe nisjen e hetimeve nga SPAK./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne