Bota

Protesta anti-amerikane në Greqi, Itali dhe Gjermani

Mijëra protestues janë mbledhur sot përballë ambasadës amerikane në Athinë për të protestuar kundër njohjes së Jeruzalemit nga Uashingtoni si “kryeqyteti” i Izraelit.

Ata hodhën slogane anti-izraelite dhe anti-amerikane dhe gjithashtu i kërkuan qeverisë greke të rishikojë lidhjet e saj me Izraelin. Një protestë është mbajtur edhe para ambasadës amerikane në Romë ku mijëra qytetarë italianë protestuan ndaj vendimit të Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Kjo protestë u organizua nga komuniteti palestinez në rajonin e Lacios. Gjithashtu, mijëra vetë kanë marrë pjesë në një tubim të shtunën në qytetin gjerman të Frankfurtit për të protestuar kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga Presidenti i SHBA Donald Trump. Në të gjitha protestat, pjesëmarrësit bënë thirrje për çlirimin e Palestinës dhe për respektimin e të drejtave legjitime të popullit të përvuajtur palestinez./ PT

OPINIONE