Protesta anti-islame në Kanada, 44 të arrestuar

QUEBEC CITY) – Në demonstratat e grupeve të ekstrem të djathtë ”La Meute” dhe ”Storme Alliance“ të mbajtura në Quebec City të Kanadasë janë arrestuar 44 persona, raporton Anadolu Agency.

Zëdhënësi i policisë së Quebec City, Andre Turcotte, deklaroi se policia ka intervenuar në demonstratat në të cilat u mblodhën më shumë se 1.000 persona.

Anëtarë të grupeve në fjalë të njohur për qëndrimet anti-islame dhe anti-migratore kanë filluar të hedhin topa bore ndaj policëve të cilët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

Turcotte tha se para protestave tentuan të realizojnë bisedë me protestuesit dhe të ndihmojnë në organizim, por anëtarët e grupeve refuzuan komunikimin. Sipas tij, organizatorët vetë u kujdesën për sigurinë, ndërsa një pjesë e demonstruesve që bartnin xhaketa antiplumb po mbanin shkopinj, ndërsa fillimisht janë arrestuar 21 persona, më pas 23 të tjerë.

“Gjatë kontrollit të personave janë gjetur armë, shufra, shishe me një lëng të panjohur….Demonstratat përfunduan duke mos shkaktuar dëme materiale”, tha ai.

Grupin ekstrem të djathtë “La Meute” e themeluan ish-ushtarët kanadezë Eric Venne dhe Patrick Beaudry në tetor të vitit 2015 në Quebec dhe njihet për qëndrimet anti-islame. Supozohet se grupi kanë rreth 40.000 anëtarë ose simpatizantë.

“Storm Alliance” është gjithashtu një grup ekstrem i krahut të djathtë i themeluar nga Dave Tregget në Quebec në vitin 2016. Supozohet se grupi, i cili njihet për qëndrimet islamofobike dhe anti-migrante, ka rreth 3.000 mbështetës anembanë Kanadasë. Ky grup mbështet aktivitetet La Meute në Quebec.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne