Protesta botërore kundër regjimit sionist në ditën e Nekbatit

Me rastin e përvjetorit të ditës së Nekbatit, që është 69 vjetori i pushtimit të Palestinës dhe për pasojë data e krijimit të regjimit sionist, në të gjithë botën janë organizuar protesta në mbështetje të popullit palestinez dhe kundër regjimit sionist.

14 maji i vitit 2017 është dita e Nekbatit dita e pushtimit të Palestinës nga ana e regjimit sionist. 69 vjet më parë në një ditë si kjo, pas disa dekadash dhe me mbështetjen e Anglisë, u realizua pushtimi i Palestinës. Pas pushtimit të Palestinës më 14 maj 1948, me mijëra palestinezë u dëbuan nga tokat e tyre dhe kjo u bë shkak që sot me miliona palestinezë të jetojnë jashtë kufijve të atdheut të tyre në kushte tepër të rënda për jetën. Nëse analizojmë pasojat e ditës së Nekbatit, apo ditës së fatkeqësisë, vëmë re se kjo ditë është fatkeqësi jo vetëm për popullin palestinez por për të gjithë shoqërinë njerëzore. Në realitet pushtimi i Palestinës është një njollë e zezë për Bashkësinë Ndërkombëtare dhe shoqërinë njerëzore të cilët edhe pas 69 vitesh nuk kanë mundur të krijojnë kushtet që me mijëra dhe miliona palestinezë të mund të kthehen lirshëm në atdheun dhe shtëpinë e tyre. Pushtimi i Palestinës është rezultat i një komploti të thurur në vitin 1897 në Zvicër. Më pas me mbështetjen dhe ndërhyrjen e Anglisë dhe me nxjerrjen e deklaratës së Balforit në vitin 1917, autoriteteve të regjimit sionist iu dha mundësia që të shkojnë në Palestinë për krijuar regjimin sionist proces që përfundoi më 29 nëntor të vitit 1947 me nxjerrjen e rezolutës 181 nga OKB. Rezoluta 181 u nxor një vit përpara katastrofës së madh të pushtimit të Palestinës, rezolutë e cila i vuri vulën komplotit botëror për krijimin e regjimit sionist. Më 14 Maj të vitit 1948, data kur Izraeli shpalli zyrtarisht ekzistencën e tij, ajo që u mbeti palestinezëve nuk ishte gjë tjetër veçse vuajtja, internimi, dëbimi, kurbeti dhe evakuimi.

Megjithatë që nga koha e pushtimit të Palestinës e deri më sot në të gjithë botën janë organizuar shumë protesta dhe takime në mbështetje të popullit palestinez dhe për të shprehur kundërshtimin ndaj krimeve që regjimi sionist kryen ndaj popullit të përvuajtur palestinez. Fytyra e vërtetë e regjimit sionist është bërë e qartë jo vetëm me krimet që ky regjim kryen ndaj palestinezëve por edhe me shkeljen e vazhdueshme të konventave dhe rezolutave ndërkombëtare. Zhvillimet e viteve të fundit tregojnë se veprimet mashtruese të regjimit sionist për të tjetërsuar realitetin nuk janë më efikase as edhe tek qeveritë perëndimore të cilat janë mbështetëse të këtij regjimi. Shumë prej qeverive perëndimore të cilat deri dje ishin mbështetëse të gjithanshme të regjimit sionist, duke u ndikuar nga presionet e opinionit publik janë detyruar të rishikojnë politikat e tyre mbështetëse dhe të kritikojnë Izraelin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress