Protesta e Astirit/ Proçedohen 30 persona për aktet e dhunës

4 persona janë arrestuar ditën e djeshme në zonën e Unazës së Re nga Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të dhunshme mbi Policinë dhe shkatërrimin e pronës.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

23 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe 3 janë shpallur në kërkim.

Për sulmet dhe veprimet e dhunshme mbi punonjesit e policisë janë arrestuar shtetasit:

– K.B., 30 vjeç, banues në Tiranë
– L.M., 42 vjeç, banues në Tiranë
– S.H., 34 vjeç, banues në Tiranë
– E.S., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne