Protesta e Lulit dhe e Monikes u “zbut” nga kercenimi amerikan

Ditën e djeshme, në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit ka shkuar një përfaqësues i Ambasadës Amerikane.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se gjatë takimit me krerët e dy prej partive më të mëdha opozitare, zv.Shefi i Misionit në Detyrë i Ambasadës Amerikane, Daniel Koski ka bërë një paralajmërim të fortë.

Çdo akt dhune nga sot deri në 1 Korrik i bërë apo nxitur nga ju do ta detyrojë Departamentin e Shtetit t’ju klasifikojë si organizata të dhunshme!,”-mësohet se ka thënë Koski.

Por nga protesta e nëntë kombëtare që opozita joparlamentare mbajti këtë të premte, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mohoi t ëketë pasur një takim të tillë.

“Nnuk ka pasur asnjë punonjës të Ambasadës Amerikane që ka bërë takim në LSI”, tha ajo.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne