Protesta e opozitës, 1300 qytetarë nisen nga Berati drejt Tiranës

Rreth 1300 qytetarë janë nisur nga selitë e Partisë Demokratike (PD) dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në qytetin e Beratit drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së katërt në radhë në rang kombëtar të opozitës së bashkuar.

Mësohet se nën organizimin e përfaqësuesve të PD-së dhe të LSI-së për Qarkun e Beratit, janë nisur 10 autobuzë dhe rreth 30 automjete me simpatizantë të subjekteve përkatësë politike.

Sipas të dhënave të bëra të ditura nga burimet zyrtare të selive partiake, numri në total i përkrahësve që janë nisur drejt Tiranës për të protestuar në sheshin para godinës së Kryeministrisë, arrin në 1300 vetë./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne