Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar shqiptare kanë paralajmëruar një protestë ditën e sotme, ku qëllimi kryesor është bllokimi i rrugëve kryesore në vend si përshkallëzim i protestës së tyre dy mujore, ku kërkojnë qeveri teknike për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
PD ka paralajmëruar bllokim te rreth rrotullimi i Fushë-Milotit dhe aksi rrugor Fushë Krujë-Tiranë, akset hyrëse drejt kryeqytetit, si sheshi “Shqiponja” dhe “Rruga e Elbasanit” përfshirë edhe tunelin e Elbananit, do të tentohet që të ndalohet qarkullimi.
Protestuesit pritet të bllokojnë edhe aksin Lushnjë-Fier, për të mos lejuar levizjen e automjeteve rreth orës 11:00 deri në 12:00.
DISA NGA AKSET QË DO TË BLLOKOJË OPOZITA TË HËNËN
1. Superstradën që lidh Tiranën me Shkodrën (rreth-rrotullimin në Fushë Milot)
2. Autostrada në zonën e Fushë Krujës
3. Sheshin Shqiponja në Tirane
- Aksin Lushnjë-Fieri (rreth-rrotullimin e Plugut)
- Tuneli I elbasanit ( edhe zona e rrugës së Elbasanit)
Gazeta Impakt