Protesta e ‘Shqipëria Bëhet’ para kryeministrisë! Lapaj thirrje Ramës: Dorëhiqu! Nuk trembem nga procedimet penale!

Në protestën e tij i vetëm para kryeministrisë, kur shënohet gati 2 javë nga nisja e saj, këtë të shtunë Adriatik Lapaj ftoi edhe qytetarët në atë që e quajti protestë kombëtare.

Mes protestuesve dhe policisë u shënuan disa herë përplasje pasi forcat blu tentuan të heqin një gjenerator për funksionimin e fonisë. Pas protestës, policia sekuestroi gjeneratorin, si dhe shoqëroi 4 aktivistë.

Në fjalën e tij para protestuesve me thirrjet ‘Edi Rama o hajdut’ Lapaj i kërkoi kryeministrit Rama të dorëhiqet ndërsa u bëri thirrje të rinjve të bashkohen me kauzën e tyre.
Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti! Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale! Për të gjithë ata që kanë në shtëpi të sëmurë me kancer dhe nuk gjejnë ilaçe.

Për të gjithë ata  që vuajnë nga ky regjim i hajdutëve, që me një mesazh jep 50 milionë euro, te gjithë bashkë te japim një duartrokitje për ata funksionarë të drejtësisë që po përballen me këtë kancer malinj! Edi Rama je hajdut, je hajdut! I them Edi Ramës nga ky shesh: Çdo veprim, çdo nisëm që merr ndaj nesh je absolutisht në konflikt me familjen Lapaj drejtpërdrejtë. Kam një thirrje për Diasporën, është koha për të çliruar mëmëdheun! ”, tha ndër të tjera Adriatik Lapaj./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne