Përshkallëzohet protesta e fermerëve në Lushnje. Policia nuk i ka lejuar fermerët që të bllokojnë rrethrrotullimin. Forca të shumta policore ndodhen në vendngjarje, ku të pranishme janë edhe Forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Fermerët kanë kryer deri tani një protestë paqësore, për të cilën kishin marrë dhe leje nga autoritetet, e megjithatë, nga ana tjetër ata nuk janë lejuar që të kryejnë bllokimin e rrugës.
Sindikata e fermerëve ka organizuar një protestë këtë paradite në qytetin e Lushnjes.
Ata kërkojnë përmirësimin e situatës në prodhimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore. Fermerët kërkojnë subvencione në bazë të prodhimit./tpz