Protesta kundër Netanyahut në Paris

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili shkoi në Francë në kuadër të turneut të Evropës dhe bisedoi me Presidentin Emmanuel Macron dhe mori pjesë në çeljen e aktiviteteve të Sezonit të Izraelit, u protestua në zona të ndryshme të kryeqytetit Paris.

Shumë shoqata që janë në solidaritet me Palestinën, që dënojnë masakrat në Gazë dhe kërkojnë bojkotimin e produkteve të prodhuara në tokat e pushtuara nga Izraeli, zhvilluan protesta në Sheshin Champs Elysees dhe Invalides të Parisit.

Qindra njerëz të mbledhur në Bulevardin, Champs Elysees duke marshuar përgjatë gjithë rrugës hodhën sloganet “Shporru vrasës Netanjahu”, “Gjykoni kriminelët e luftës”, “Gaza nuk të kemi harruar”, “Anuloni Sezonin e Izraelit në Francë” dhe “Kriminel Netayahu, Macron partner në krim”.

Protestuesit që ecën afërsisht 500 metra u ndaluan nga policia në afërsi të Pallatit Elysee ku u zhvillua takimi Macron-Netanyahu dhe Grand Palais, ku do të zhvillohet aktiviteti i çeljes së Sezonit të Izraelit.

U vu re se protestuesit që hodhën slogane ndërkohë që e vazhduan protestën të ulur u mbështetën me duartrokitje dhe slogane nga kalimtarët.

Për shkak të vizitës së Netanyahut në këtë zonë u morën masa sigurie tre herë më të mëdha në krahasim me vizitat e tjera (të nivelit të lartë).

Ndërkohë që u mbyllën stacionet e metrosë përreth Pallatit Elysee dhe Grand Palais edhe rrugicat përreth u mbyllën për kalim me barriera hekuri dhe me makinat e policisë.

Ndërkaq një protestë tjetër kundër Netanyahut u zhvillua në sheshin Invalides të kryeqytetit Paris.

Protestuesit mbushën sheshin me ftesën e bërë nga Shoqata e Solidaritetit të Palestinës, Partia Komuniste Franceze, Partia e Majtë, Grupi i Mbështetjes së Gazës dhe shumë organizata të tjera joqeveritare dhe kërkuan të ecin drejt Grand Palais.

Pas ndërhyrjes së policisë u përjetua një tension i shkurtër.

Në protesto morën pjesë edhe senatorë, deputetë dhe të zgjedhur të tjerë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne