Protesta kundër vizitës së Pence në Izrael

Një grup palestinezësh të zemëruar kanë djegur portret e zv/presidentit amerikan Mike Pence dhe të të dërguarit të posaçëm të Amerikës për Azinë Perëndimore (Lindja e Mesme), Jason Greenblad.

Sipas IRNA, ky veprim me zemërim u krye nga palestinezët në qytetin e Betlehemit. Sipas raportit, nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara së bashku me Greenblad po planifikon të udhëtojë në territoret e pushtuara javën e ardhshme, gjë e cila ka provokuar zemërimin e palestinezëve. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez Riaz Al Maliki ka thënë se Mahmud Abbas kryetari i AAP nuk do të takohet me nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara. Sheiku i al-Az’har, Ahmed al-Tayeb, në reagim ndaj vendimit të Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e regjimit sionist, ka refuzuar një kërkesë për takim me zv/presidentin amerikan më datë 20 dhjetor. Al-Tayeb ka thënë se al-Az’har nuk mund të ulet në një tryezë me ata persona që shtrembërojnë historinë dhe mohojnë të drejtat e shenjta të kombeve dhe i shkelin ato nëpër këmbë. Vendimi i Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara për ta konsideruar Jerusalemin si kryeqytetin e regjimit sionist më 6 dhjetor 2017, u përball me protesta të gjera nga palestinezët dhe popujt e vendeve të tjera anembanë botës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne