Protesta në Nju Jork dhe Berlin kundër sulmeve në Siri

Protestues kundër luftës kanë mbajtur protesta në Nju Jork, duke i bërë thirrje botës të mbrojë Sirinë dhe të mposht imperializmin e SHBA, pas urdhrit të Donald Trump për të sulmuar Sirinë, vend i cili është shkatërruar nga lufta e fundit atje.

Protestuesit u mblodhën në Union Square, New York City, të shtunën, pasi forcat amerikane, britanike dhe franceze nisën sulme ajrore kundër objekteve qeveritare në Siri. Protestuesit në duar mbanin parulla “Jo luftë në Siri” dhe “SHBA-NATO largoji duar tuaja të përgjakura nga Siria”. Po ashtu protesta janë mbajtur edhe në qytetin Berlin të Gjermanisë, ku protestuesit kanë kritikuar sulmet e fundit kundër Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne