Protesta në SHBA, Meta sërish kundër Sorosit: Shqipëria s’do të kthehet kurrë më në “one-party state”

Qindra shqiptarë u mblodhën dje para Shtëpisë së Bardhë në një protestë kundër George Soros dhe qeverisë Rama. Për këtë ka reaguar edhe edhe presidenti Ilir Meta, i cili thekson se “Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në “one-party state”!”.

 

Meta shprehet ndër të tjera se Shqiptarët  duhet të qëndrojnë të fortë dhe të vendosur, jo për të marrë një vizë amerikane, por për të mbrojtur idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e SHBA.

 

Reagimi i plotë:

 

Mirënjohje të gjithë shqiptarëve të mbledhur dje në Uashington DC para Shtëpisë së Bardhë, të cilët lanë punët e tyre dhe i bashkoi shqetësimi për të ardhmen e Shqipërisë, duke konfirmuar aleancën e pathyeshme të kombit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Përkrahja e tyre më shumëfishoi forcat, ndaj si President i Republikës kam besim tek komuniteti i ndershëm shqiptaro-amerikan, për të mbrojtur dhe forcuar së bashku këtë aleancë strategjike!

 

Shqiptarët qëndrojnë të fortë dhe të vendosur, jo për të marrë një vizë amerikane, por për të mbrojtur idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e SHBA, por edhe të qytetërimit botëror ku ne bëjmë pjesë.

 

 

 

Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në “one-party state”!

 

Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe në zemër të kësaj Aleance është DEMOKRACIA!

 

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

God bless America!

God bless Albanian-American friendship!

 

Disa ditë më parë presidenti Ilir Meta sulmoi hapur filantropin George Soros, për të cilin tha se ka investuar në Shqipëri para, për ta kthyer vendin në një “Deep state” ku qeveriset me PPP. Ai theksoi se kërkohet që presidenti të ketë fatin e Nikolla Gruevskit, i cili tashmë është i arrestuar në Hungari./dosja

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne