Protesta përballë selisë së OKB në Gjenevë kundër ekzekutimit të gjeneral Kasem Sulejmani

Me dhjetëra protestues janë mbledhur përballë selisë së OKB në Gjenevë të Zvicrës për të protestuar kundër aktit terrorist të qeverisë së Donald Trump në Amerikë që çoi në martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmanit komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, protestuesit mbanin në duart flamujt e Iranit dhe të Irakut, portretin e gjeneral Kasem Sulejmanit dhe të Abu Mehdi Muhandes zv/kreu i forcave të mobilizimit popullor të Irakut dhe kanë lëshuar sloganet “ vdekje Amerikës”. Pjesëmarrësit në tubim në portretet e gjeneral Kasem Sulejmanit dhe të Abu Mehdi Muhandes kanë shkruar “ ata kanë shkatërruar ISIS-in”. Një tjetër parullë e mbajtur në duar nga protestuesit ishte edhe “ drejtësi dhe paqe-JO terrorizmit”. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne