Mijëra persona janë tubuar përballë zyrës së kryeministres britanike në Londër për të kundërshtuar përkrahjen e Tereza Mej ndaj sulmeve raketore të SHA kundër Sirisë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, protestuesit britanikë të premten në Londër kanë brohoritur slogane si “Jepini fund luftës dhe vrasjeve”, “Jepini fund sëmundjes dhe urrejtjes”, dhe “Turp për Tereza Mej dhe Turp për Donald Trump”. Protestuesit po ashtu në duar kanë mbajtur parulla si “Mos jepni armë për të luftuar kundër popullit sirian” dhe “Ndaloni bombardimin e Sirisë”./ PT