Protesta pro Palestinës, Florian Leli: gylenistët e KMSH nuk na përfaqësojnë, qeveria të ndryshojë qëndrim të mbrojë Palestinën jo Izraelin

Hoxhë Florian Leli tha sot se gylenistët e Komunitetit Musliman të Shqipërisë nuk i përfaqësojnë muslimanët e vërtetë pasi ata në mënyrë indirekte mbështesin gjenocidin e Izraelit në Palestinë. Gjatë fjalës së tij në protestën e mbajtur përpara KMSH, Hoxhë Leli tha se KMSH nuk e ka ngritur asnjëherë zërin për luftën në Gaza dhe viktimat muslimane të pafajshme. Po ashtu hoxhë Florian Leli i bëri thirrje qeverisë të ndryshojë drejtim dhe të mbrojë Palestinën dhe jo Izraelin.

“Ne jemi krenarë që baballarët tanë kanë mbrojtur të shtypurin kur ai ka qenë gjenocidin e shtypësit. Ne duam që fëmijët tanë në të ardhmen të ndihen krenarë me qëndrimet tona në krah të të drejtës dhe vërtetës, nuk duam të ndihemi të turpëruar dhe dënojë historia. Prandaj ngritja e zërit në këtë tubim nuk është vetëm shprehje e indinjatës, por është saktësim i rrugës në të cilët duhet të ecë populli ynë. Kjo është një thirrje për qeverinë tonë për të ndërruar kurs dhe për të na përfaqësuar me zërin e të vërtetës ashtu siç duhet.

Kjo është thirrje edhe për këta që na drejtojnë, KMSH, të cilët që nga fillimi i masakrave në palestinë nuk kanë ngritur zërin, nuk kanë thënë asnjë fjalë. Gylenistët e KMSH nuk na përfaqësojnë. Muslimanët e shqipërisë duan të ngrihet zëri në mbrojtje të së vërtetës, të fëmijëve të vrarë duke i thënë jo masakrave. Është e pakuptimtë që gylenxhinjtë e komunitetit tonë gjithmonë ta vendosin theksin te toleranca, ne kemi qenë shembull i tolerancës. Por kur thirrjet kthehen në mbrojtje të të kotës, kthehen në fsheje të të vërtetës atëherë ato nuk janë më thirrje për tolerancë por janë heshtje ndaj luftës, ndaj gjenocidit dhe kjo është pjesmarrje indirekte në luftë. Ne si qytetarë kërkojmë që qeveria jonë të mbajë qëndrime të denja, të jetë faktor për paqen, për ndalimin e konfliktit në palestinë”.

Hoxhë Leli e krahasoi gjenocidin që po ndodh sot në Gaza me atë që ndodhi gati 1 shekull më parë me popullin shqiptar të Çamërisë ndwrsa kujtoi se populli shqiptar duhet tw jetw edhe sot, si gjithmonw me tw shtypurin dhe jo shtypwsin.

“Më shumë se 17 mijë fëmijë dëshmorë në palestinë nuk kanë arritur të ngjallin ndërgjegjen e faktorit botëror, nuk kanë arritur të mposhtin hipokrizinë e faktorit botëror. Vëllezër dhe motra, populli ynë ka qenë popull liridashës, në kah të të shtypurit pranda sikur e gjithë botë të jetë kundër Palestinë, nuk i takon popullit shqiptar të jetë kundër popullit palestinez të shtypur. Këto ditë po lakohet shumë emri ose cilësimi me emrin nazist. Termi nazist që bazohet në superioritetin e një race kundër racave të tjera. Nëse ka një levizje që meriton të cilësohet me emrin nazizëm, ajo është lëvizja sioniste botërore, e cila bazuar në ideologjinë e supoerioritet të racës çifute po vret dhe po masakron popujt e tjerë.

Vrasje dhe masakrat e nazistëve ishin produkt dhe rezultat i kësaj ideologjie, e njejta gjë po ndodh sot në Palestinë. Vrasjet dhe shfarrosja e një populli të tërë bazohet në ideologjinë naziste.

Ne jemi një popull i vuajtur ashtu si populli i palestinës. Gjatë shumë shekujve në shqiptarët kemi vuajtur masakra, dëbime, jemi përballur me lakmi për marrjen e tokave tona që i kemi trashëguar në shekuj. Një nga këto tragjedi është edhe rasti i Çamërisë, që unë mund ta quaj palestina mërtire e ballkanit. Greqia punoi për 1 shekull të tërë për dëbimin dhe vrasjen dhe gjenocidin mbi popullin shqiptar e musliman të Çamërisë. Ky shovinizëm arriti që pas 1 shekulli ta dëbonte këtë popull. Fundi i viteve 40 ishte një prelund për tragjedinë e popullit të çamërisë por fatkeqësit ishin fillesat e palestinës me themelimin e shteit sionizt. Ata që për 3-4 dekada nuk thana asgjë për gjenocidin ndaj popullit të çamërisë, ju prisni të mbajnë anën e viktimës në cështjen palestineze.

Ata që kanë shitur interest tona kombëtare dhe nuk kanë folur dhe ngritur si këte cështje, ju prisni të flasin për palestinën. Palestina ka çjerru shumë maska, ajo është vija e kuqe mes një politikani servil dhe politika njerëzor. Palestina është vija dalluese mesqeveritarit të korruptuar dhe qeveritarit që ka akoma në zemrën e tij humanizmin. Shqiptari ka qendruar gjithmonë me të shtypurin. Mbrojtja e çifutëve apo hebrenjë në luftën e dytë botërore është vetëm një nga shumë rastet”, tha hoxhë Leli./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne